Liverpool e City, në gjysmëfinale

Liverpooli dhe Manchester City janë kualifikuar në gjysmëfinale të Carling Cup.
Në ndeshjet çerekfinale, ‘Reds’ triumfuan në shtëpi të Chelseas 2:0 falë golave të Rodriguez (58’) e Kelly (63’).
Kurse, ‘Citizens’ ngadhënjyen në shtëpi të Arsenalit me rezultat minimal 1:0, duke iu falënderuar golit të Agueros, 6 minuta pa përfunduar takimi. Në duelin e tretë, Cardiff City e eliminoi Blackburnin, të cilin e mposhti 2:0.
Miller e Gerrard ishin kreatorë të fitores së vendësve. Gjysmëfinalisti i katërt përcaktohet pas ndeshjes Manchester United – Crystal Palace, që u zhvillua mbrëmë.