Mëkat që nuk fituam

Trajneri i Napolit, Walter Mazzarri thotë se është mëkat që ekipi i tij nuk fitoi ndaj Juventusit, ndaj të cilit udhëhoqi dy herë me nga dy gola avantazh, 2-0 e 3-1, në ndeshjen e zhvilluar të martën mbrëma.
Mirëpo, në fund ‘Bianconerët’ arritën ta nxirrnin një pikë dhe të mbesin ekipi i vetëm pa humbje në Serie A këtë sezon.
“Tek rezultati 3-1, mendoja se e kishim fituar ndeshjen. Në pjesën e parë dhuruam spektakël, por në të dytën na kushtuan angazhimet e shumta. Më vjen keq, sepse mund ta fitonim ndeshjen. Është mëkat që nuk fituam, por na mungoi fati në fund”, theksoi Mazzarri pas ndeshjes.