E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirana Vllaznia dhe Bylis ne cerek-finalen e Kupes se Shqiperise

Në përfundim të ndeshjeve të 4-ta në grup, të vlefshme për Kupën e Shqipërisë (16 ekipet e kualikuara nga faza e parë, janë ndarë në 4-ër grupe dhe vetëm 2 të parat kualifkohen), ekipi i Tiranës, së bashku me Vllazninë e Shkodrës dhe ballshiotët e Bylisit, janët të parat ekipe të kualifikuara për turin pasardhës të këtij kompeticioni.

Bardhë e blutë e kryeqytetit, pas fitores, ditën e mërkurë në Fier, ndaj Apolonisë me rezultatin 2-1, jo vetëm që fituan matematikisht të drejtën për të kaluar në turin tjetër, por janë e vetmja skuadër që ka fituar të 4-ta takimet e zhvilluar në grup, ndërkohë që në krahun tjetër, vlen për t`u përmendur, se durrsakët e Teutës, kryesues të superligës nuk arritën më shumë se një barazim pa gola në Kamëz, duke konfirmuar edhe njëherë ecurinë e dobët në këtë kompeticion. Bregdetasit janë në vend të fundit në grup dhe kanë seleksionuar vetëm 2 pikë, çka sjell rrezikim të kualifikimit për ta.

Ndërsa, ndeshja me golavarazhin më të lartë, ishte ajo e zhvilluar në Shkodër, ku Dinamo kapitulloi ndaj Vllaznisë me rezultatin e thellë 5-2, duke mbyllur përfundimisht shpresat për një kualifikim të mundshëm në çerekfinale.
Ndeshjet e radhës për këtë kompeticion, do të zhvillohen më 14 dhjetor.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›