"Riberi te Reali i Madridit në janar"
Në Spanjë vazhdon telenovela që ka si protagonist kryesor lojtarin e Bajernit të Mynihut, Frenk Riberi. Mesfushori francez është ylli i radhës që Florentino Perez kërkon të afrojë në "Santiago Bernabeu". Për të përditshmen "Marca", Horge Valdano, drejtori i përgjithshëm i Realit tha: "Riberi i përket së kaluarës, e ndoshta të ardhmes". Sipas "As", drejtuesit madrilenë kanë gjetur akordin me menaxherin e lojtarit, Miljaço, për transferimin e Riberi që prej qershorit të ardhshëm. Por, ka hipoteza sipas të cilave Bajerni mund ta humbë 26-vjeçarin që prej janarit.