Mercedes-Braun Gp, hipotezë "martese"
Mercedes-Benz mund të blejë gjysmën e skuadrës Braun Gp. Sipas versionit elektronik të revistës "Autosport", Ros Braun ka filluar kontaktet me konstruktorin gjerman të automobilave dhe duket se bisedimet janë në një fazë të avancuar. Aktualisht, Mercedesi është konstruktori që furnizon me motorë makinën surprizë të këtij sezoni në Formula 1, ndërsa Braun Gp ka siguruar sponsorizime për vitet e ardhshme. Gjithsesi, kjo lëvizje nuk do të thotë "divorc" të Mercedesit nga MekLareni, partneri historik në F.1.