E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrasja e parë në qytet. Rihapet çështja pas 400 vjetësh

William McNeely ka parë shumë të vdekur e të vrarë, por një rast i tillë nuk i ka bërë kurrë vaki: trupi që nuk gjendet dhe dëshmitarët të zhdukur prej shumë kohësh. Këto lloj rastesh detektivët i quajnë "Cold Cases", një emërtim kaq i famshëm, sa i ka dhënë titullin një seriali televiziv, por më shumë se i ftohtë, është një rast i akullt. Praktikisht ky krim prehet prej shekujsh në bregdetin e Nju Xhersit, pra është vrasja misterioze që ndodhi në Manhatan, ose më saktë në Manna-Hata, "Ishulli i kodrave" në gjuhën e indianëve, të cilët ua shitën aventurierëve holandezë për një grusht perlash.

Pikërisht për këtë po flasim, për krimin e parë që ndodhi në Nju Jork, më 6 shtator të vitit 1609, tri ditë pas ardhjes së grupit eksplorues të Henry Hudson, lundërtarit anglez që udhëhiqte holandezët në ato ujëra.

"Molla e Madhe" po feston ditëlindjen e Amsterdamit të Ri. Festimet kanë nisur sot dhe do të përfundojnë më 13 shtator. Por në këtë atmosferë të gëzueshme shfaqet historia e vdekjes misterioze të John Colman, i cili ishte një prej njerëzve më të besuar të Hudson, ndoshta i vetmi anglez në atë bandë keqbërësish holandezë që nuk e donin. "Kapiteni dërgoi jashtë një barkë me pesë burra. Të lodhur nga jeta në anije, marinarët u magjepsën nga pamja e luleve, e bimëve dhe nga era e ëmbël që ato lëshonin. Por indianët kishin ndryshuar sjellje kundrejt atyre fytyrave të zbehta e të çuditshme. Një grup luftëtarësh sulmuan eksploruesit që kishin hipur në një varkë të vogël dhe gjatë përleshjes John Colman u vra nga një shigjetë që iu ngul në fyt. Ishte europiani i parë që vdiq në ujërat e Nju Njorkut", shkruan Edward Robb Ellis në atë kryevepër të 400 vjetëve më parë, që është "The Epic of New York". Por vërtet kjo ngjarje ndodhi atëherë për faj të indianëve?

Kohët e fundit historianët kanë hedhur shumë hipoteza mbi atë rindërtim idilik përmbledhur edhe në një afresk të viteve 1900 në "Hudson County Courthouse", të Nju Xhersit (piktori Francis Millet vdiq në një tjetër fatkeqësi detare, kur u mbyt "Titaniku"). Kështu, në të njëjtin vit që Nju Jorku feston treguesin e vogël të kriminalitetit (përqindja e vrasjeve në SHBA është ulur mbi 2%), shefi i detektivëve, Michael J.Palladino, ka mbledhur një grup ekspertësh: nga një detektiv i vjetër si McNeely, te një historian si James Ring Adams dhe Joseph A.Pollini, ish-shefi i skuadrës së policisë "Cold cases". Rezultati? "Colman ishte anglez, ekuipazhi holandez. Nuk mund të përjashtosh asgjë dhe askënd. Pas krimit unë do t‘i kisha arrestuar të gjithë, përfshi edhe marinarët e tjerë të plagosur që kishin rënë në kurth. Thoshin se ishin sulmuar nga indianët. Më duket qesharake. Nuk e di nëse mund të flasim për racizëm. Me siguri indianët ishin përgjues", thotë McNeely për "New York Times".

Sigurisht që detektivi i moshuar luan me ironinë. Po përse holandezët duhet të maskonin vrasjen me një pritë indiane, që me siguri edhe ishte? Polini thotë se, nëse do të kishim mundësi të ekzaminonim trupin, do të kuptonim që ishte me të vërtetë një shigjetë që e goditi apo një objekt tjetër, që u besua se ishte një shigjetë...". Colman ishte marrë nga vetë Hudson, dhe nuk pëlqehej aspak nga holandezët. "Duke parë plëncat e tyre, mendoj se këta njerëz mendonin më shumë për të ngrënë, sesa për të lundruar", i shkroi një letër bashkëshortes së tij dy ditë para se të vdiste. Kjo është edhe hipoteza e hakmarrjes, e nxitur edhe nga fakti se zhdukja e Colman favorizoi edhe më shumë lartësimin e Robert Juet, një tip i cili qe protagonisti që u ngrit kundër Hudson-it të gjorë. Natyrisht që edhe vdekja e kapitenit Henry, dy vjet më vonë, mbetet një mister. Gjithsesi, e gjithë ngjarja vërtitet rreth "James Bay", që sot është terrorist kanadez. McNeely dhe Palladino duhet të mbledhin mendjen dhe të luten që gjërat të shkojnë mirë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›