Argjentina, starton gjyqi për Maradonën
Kur u emërua në krye të përfaqësueses argjentinase të gjithë ishin entuziastë, por tashmë Diego Maradona rrezikon të humbasë gjithçka që ka fituar si lojtar. Humbja 3:1 me Brazilin bëri që ndaj "Pibe de Oro" të fillonte "gjyqi", jo vetëm për disfatën ndaj rivalit historik, por edhe sepse "selesion" rrezikon të mbetet jashtë Botërorit 2010. Lojtarë të kampionatit, specialistë dhe tifozët në Argjentinë kanë pak besim tek efikasiteti i Maradonës si trajner, ndërsa humbja të mërkurën me Paraguain do të ishte katastrofike.