Gordon konfirmon se SHBA-te do luajne rol konstruktiv ne bisedimet Kosove-Serbi
Jemi te gatshem te perfshihemi ne bisedimet midis Kosoves dhe Serbise tha Filip Gordon ndihmes i sekretarit te Shtetit per ceshtjet evropiane ne nje interviste dhene Radios Evropa e Lire. Ndihmesi i sekretarit te Shtetit per ceshtjet evropiane dhe te Euro-Azise Filip Gordon ne nje interviste per Radion Evropa e Lire foli per nje mori ceshtjesh perfshire dhe Kosoven. I pyetur per rolin e mundshem amerikan ne bisedimet e pritshme Kosove-Serbi Gordon deklaroi Asambleja e Pergjithshme e Organizates se Kombeve te Bashkuara ka rene dakord per bisedime mes Kosoves e Serbise te lehtesuara nga Bashkimi Evropian. Ne e mbeshtetem dhe votuam per rezoluten pasi mendojme se BE-ja eshte ne pozite te pershtatshme per ti lehtesuar keto bisedime. Te dyja Serbia dhe Kosova duan te anetaresohen ne BE dhe ne e mbeshtesim integrimin e tyre kur ti kene permbushur kriteret. Ne gjithashtu kemi deklaruar se presim qe te jemi te perfshire dhe jemi te gatshem per nje gje te tille. Ne kemi marredhenie te fuqishme si me Serbine edhe me Kosoven dhe kemi cfare tu ofrojme. Derisa BE-ja do ti lehtesoje bisedimet ne jemi te gatshem te luajme nje rol konstruktiv tha Gordon per Radion Evropa e Lire. Duke folur per Bosnjen Gordon premtoi se Uashingtoni do te qendroje perkrah Bosnje-Hercegovines por theksoi se ato duhet te bejne shumecka vete e ne vecanti reformat kushtetuese. Mbetemi shume te angazhuar ne Bosnje dhe kjo eshte arsyeja pse Sekretarja Klinton deshironte te udhetonte atje dhe tia transmetonte vete kete mesazh popullit te Bosnje-Hercegovines. Ne e mbeshtesim Bosnjen si nje shtet funksional dhe sovran. Shtetet e Bashkuara kane investuar shume ne Bosnje gjate gjithe ketyre viteve. Ka pasur perparim te dukshem ne vecanti ne dekaden e pare pas Marreveshjes se Dejtonit. Ne besojme se reforma kushtetuese eshte e nevojshme por vendi duhet ti beje vete disa pune. Nderkohe sherret mes politikaneve nuk do ta cojne Bosnjen atje ku ajo ka nevoje tha Gordon. Diplomati amerikan trajtoi dhe nje mori ceshtjesh qe kane te bejne me politiken e jashtme amerikane. Gordon perseriti qendrimin amerikan se Uashingtoni kundershton thirrjet e Rusise per nje pakt te ri te sigurise evropiane. Shtetet e Bashkuara prej disa kohesh kane qene te qarta ashtu sic kane qene te qarte dhe disa nga aleatet tane se nuk kemi nevoje per nje marreveshje te re. Kemi ne funksion disa institucione te mira si dhe parime te mira pune e veprimi. Ne kete kuptim nuk e shoh se do te ishte produktiv harxhimi i kohes per te negociuar nje marreveshje te re bisedimet per te cilen do te ishin shume te veshtira. Ne kete kuptim nuk mendoj se eshte e nevojshme tha Gordon.