E Shtunë, 31 Tetor 2026

PLL: Do të vazhdojmë bashkëpunimin me PD

Partia Lëvizja e Legalitetit do të vijojë bashkëpunimin me Partinë Demokratike në kuadrin e zgjedhjeve të ardhshme të 28 qershorit. Këtë fakt e ka bërë të ditur, kryetari i kësaj partie, Ekrem Spahiu, gjatë një takimi me strukturat drejtuese të kësaj partie në rrethin e Librazhdit. Kreu i PLL, theksoi domosdoshmërinë e vazhdimit të mandatit qeverisës të kësaj maxhorance, sepse sipas tij,  kjo është maxhoranca më e suksesshme në realizimin e reformave dhe përmbushjen e premtimeve. Ndër të tjera, Spahiu veçoi edhe fitoren e koalicionit qeverisës në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. PLL do të japë një kontribut të qenësishëm qëe bazohet në vlerat e saj programore dhe burimet e shumta njerëzore, si një parti e organizuar dhe e shtrirë në të gjithë vendin, vijoi Spahiu. Nga qarku i Elbasanit, sipas kreut të PLL, do të dalin 14 deputetë, dhe në këtë qark paraqiten mundësi reale për sigurimin e një mandati parlamentar në emër të PLL në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Ai  theksoi se strukturat drejtuese të PLL në këtë qark ku përfshihen katër degë të PLL, duhet të rrisin shkallën e ndërveprimit ndërmjet tyre në mënyrë, që gjatë fushatës ato të veprojnë si një trup i vetëm.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›