E Diel, 1 Nëntor 2026

Patozi: Ligji i lustracionit, shënoi hap prapa për demokracinë

Ligji i lustracionit, i shumëdebatuar kohët e fundit nga politika shqiptare për pezullimin e tij nga ana e Gjykatës Kushtetuese, është komentuar edhe nga deputeti i PD, Astrit Patozi. Sipas tij, pavarësisht mospëlqimit të PD, ai do të presë dhe respektojë vendimin e gjykatës. Ishte vendim i prishtëm, por shënoi një hap prapa për demokracinë. Ne kemi nevojë të ndalemi nga e kaluara e errët dhe kërbaçi i diktaturës. Fituam një betejë politike e publike, por beteja gjyqësore vazhdon, tha Patozi. Kryetari i grupit parlamentar të PD-së e sheh me optimizëm rezultatin e zgjedhjeve të 28 qershorit, ku sipas tij diferencën në zgjedhjet e ardhshme nuk do ta bëjnë imazhet, apo taktikat me të cilat do të prezantohen liderët e partive, por kontrasti që ekziston mes dy forcave politike. Do të jemi koalicioni fitues, sepse kemi ndryshuar Shqipërine. Diferencën do ta bëjë ajo çka ne shfaqëm përpara shqiptarëve, që pas marrjes së pushtetit në vitin 2005, u shpreh Patozi, gjatë një programi televiziv. I pyetur për kandidatët e PD-se për deputetë në parlamentin e ardhshëm, Patozi u shpreh se është shumë herët për të publikuar listën dhe se emrat e përfolur deri tani në shtyp janë spekulime. Për shkak të kodit të ri zgjedhor, do të kemi një parlament më cilësor, theksoi Patozi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›