Gossip: Të gjithë flasin për Anjezën
Këtë të diel në “Chic”, përveç sopranos Oriana Kurteshi, një tjetër këngëtare e një gjenerate më të re, me një stil krejt të ndryshëm nga ajo, Anjeza Shahini, ndan me teleshikuesit të rejat e saj. Është ndër këngëtaret më të spikatura, por shumë pak e dinë që ajo ka zgjedhur të studiojë për diplomaci. Kjo zgjidhje, sipas Anjezës, sepse muzika është pjesë e pasionit dhe deri diku është talenti, por profesion nuk mund të quhej kurrsesi. Anjeza thotë për “Chic +” se që nga koha kur triumfoi në skenën e Etheve, kanë ndryshuar shumë gjëra. Ka vendosur të marrë në dorë frenat e karrierës së saj dhe të fillojë nga gjithçka nga A-ja. Ndihet e kënaqur me arritjet e deritanishme si këngëtare, por thotë se nëse do të rikthehej pas, atëherë kur vetëm 17-vjeçare, u gjend në skenën gjigante të Eurovizionit, shumë gjëra do t’i kishte bërë ndryshe. Por, asgjë e kaluar nuk mund të kthehet. Tani i mbetet vetëm të punojë shumë, për të arritur disa objektiva të qarta që i ka vënë qëllim vetes për jetën dhe karrierën e saj. Dalja e albumit të parë, “Erdhi Momenti”, duket një rifillim i mirë.
9 Nentor 2008