Gotovina ka hapur ndërmarrje në Zarë

Gjenerali kroat, Ante Gotovina, i cili në Hagë po pret vendimin e gjykatës për akuzat për krime të luftës gjatë dhe pas operacionit Stuhia në vitin 1995, në maj të vitit të kaluar ka themeluar një kompani të ndërtimtarisë, së bashku me shokun e tij më të ngushtë, Zhelko Dilber, kanë njoftuar mediet kroate.
Si themelues kompanisë Adriatik, në Zarë, deri vonë i regjistruar ka qenë Dilber, por për shkak të ndërrimit të ligjit për ndërmarrjet tregtare, kompanitë duhet të regjistrojnë të gjithë bashkëpronarët dhe në listë është paraqitur edhe emir i Gotovinës.
Sipas të dhënave, kompania Adriatik është themeluar më 31 maj 2010, me një kapital minimal prej 2700. Kompania është regjistruar si ndërmarrje për tregti dhe ndërtimtari, me seli në Zarë. Si themelues janë regjistruar Dilber dhe Gotovina.
Vendimi për Gotovinën do të kumtohet më 15 prill, me prokurorinë e cila ka kërkuar një dënim me 27 vjet burg.
Sipas medieve kroate, pjesa më e madhe e opinionit publik në Kroaci është e bindur se Gotovina do të lirohet nga akuzat.