Palacio i uritur për gola

Sulmuesi Rodrigo Palacio është i lumtur që ka filluar të bëjë dallimin për Interin pas një fillimi të vështirë të aventurës me gjigantin milanez për shkak të lëndimeve.
30 vjeçari iu bashkua Nerazzurrëve nga Genoa gjatë verës por ka bërë vetëm tri paraqitje në Serie A. “Kam tejkaluar lëndimin”, deklaroi Palacio pas golit të fitores 1-0 ndaj Partizanit në Europa League të enjten.
“Kam realizuar dy herë në dy ndeshjet e fundit dhe shpresoj të vazhdoj kështu. Kjo ka qenë një fitore me rëndësi për ne pasi kemi shtatë pikë dhe mund të ndihemi të qetë para ndeshjeve të ardhshme”, përfundoi argjentinasi.