Hernandez i lumtur në Man Utd

Pas transferimit të Robin van Persiet, spekulohej se nuk do të ketë hapësirë në Manchester United për sulmuesin tjetër Javier Hernandez.
Milan, Juventus, Fiorentina dhe disa klube tjera shprehën interesim për transferimin e tij gjatë afatit kalimtar të verës. Por, ai mbeti në Old Trafford dhe është shprehur i lumtur në gjigantin anglez.
“Kënaqem këtu edhe pse luaj pak. Jam i lumtur në Manchester United, nuk kam çka ti dëshmoj askujt”, deklaroi Hernandez realizatori i dy golave në fitoren 3-2 ndaj Bragës të martën në kuadër të xhiros së tretë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.