Lëndohet Kagawa

Menaxheri i Manchester Unitedit, Sir Alex Ferguson ka konfirmuar se Shinji Kagawa do të qëndroj jashtë fushës për një muaj për shkak të një lëndimi të gjurit.
Reprezentuesi japonez u dëmtua në mesjavë gjatë fitores 3-2 ndaj Bragës në Ligën e Kampionëve. Ai tani do të mungojë në shtatë ndeshje të gjigantit nga Old Trafford përfshirë udhëtimin e vështirë të së dielës te lideri i Premierligës, Chelsea.
Po ashtu Kagawa – përforcim i ardhur gjatë verës nga kampioni i Bundesligës, Borussia Dortmund – nuk do të jetë në gjendje ti ndihmojë Unitedit edhe në duelin me Arsenalin dhe disa takime në Ligën e Kampionëve.