Schalke shpreson në qëndrimin e Afellayt

Drejtori sportiv i Schalke 04, Horst Heldt ka njoftuar se do të synojë zgjatjen e qëndrimit në klub të mesfushorit Ibrahim Afellay.
26 vjeçari iu bashkua Schalkes nga Barcelona gjatë verës në formë huazimi për një stinor dhe ka impresionuar me paraqitjet e tij në Veltins-Arena. Ai ka realizuar dy gola në ligë, përfshirë këtë të fundit në fitoren 2-1 ndaj Borussia Dortmundit. Afellay ka realizuar edhe në Ligën e Kampionëve të mërkurën në fitoren 2-0 ndaj Arsenalit dhe Held ka lavdëruar kontributin e mesfushorit.
“E vetmja mundësi e jona tani është që Afellay të thotë se nuk dëshiron të kthehet te Barcelona. Nëse ai mund të imagjinoj qëndrimin këtu, mundemi edhe ne”, u shpreh Heldt.