E Shtunë, 31 Tetor 2026

El Shaarawy synon Botërorin 2014

Sulmuesi i Milanit, Stephan El Shaarawy dëshiron të luaj rol të rëndësishëm për klubin dhe përfaqësuesen.

El Shaarawy ka bërë start të furishëm këtë stinor për Rossonerët dhe është ftuar nga selektori i Italisë, Cesare Prandelli për ndeshjen e fundit kualifikuese për Kampionatin botëror 2014. “Objektivi im është Kampionati botëror por para tij edhe Kampionati evropian U-21”, deklaroi El Shaarawy gjatë një interviste me të përditshmen sportive italiane Gazzetta dello Sport.

“Kjo është me rëndësi për mua. Jam mirënjohës Prandellit që më ka inkuadruar në skuadër në një moment kaq delikat. Dua të luaj sa më tepër për Milanin dhe shpresoj të arrij shifrën dyshifrore të golave në ligë, së paku 15 këtë stinor”, u shpreh ai.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›