E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hiddink mohon transferimin e Rooneyt

Trajneri i Anzhi Makhachkala, Guus Hiddink ka mohuar spekulimet rreth transferimit të sulmuesit të Manchester Unitedit, Wayne Rooney.

Lideri i Kampionatit rus, i përkrahur nga miliarderi Suleyman Kerimov synon të ndërtojë një skuadër të fuqishme në gjendje për të luftuar për tituj të rëndësishëm. Rooney është përmendur si objektiv i Anzhit por Hiddink ka mohuar ardhjen e mundshme të yllit anglez në klubin nga Dagestani.

“Rooney është futbollist i madh, pa dyshim një prej sulmuesve më të mirë në botë. Por, për aq sa di unë, ai nuk do të vjen në Anzhi. Janë vetëm spekulime”, deklaroi Hiddink për mediet angleze.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›