Të hënën nis kthimi i tokave

14/04/2005 Komisionet Vendore do të marrin vendime për pronat që kanë mbetur të lira
Institucionet do të paraqesin hartat brenda 5 ditëve nga paraqitja e kërkesave
Ditën e hënë Komiteti i Pronave pritet të urdhërojë nisjen e punës për kompensimin e ish-pronarëve. Burimet kanë bërë të ditur se procesi do të nisë dhe para miratimit të metodikës së vendosjes së çmimeve. Kjo, sepse komisionet vendore do të miratojnë fillimisht dosjen e pronarëve, tokat e të cilëve janë ende të lira. Sipas ligjit, komisionet duhet të marrin një vendim brenda 30 ditëve nga nisja e shqyrtimit të dosjes. Pra, brenda muajit maj, do të nisë procesi i kthimit konkret në terren. Urdhri i komitetit shtetëror nuk do të jetë i varur nga detyrimi që ka qeveria për të paraqitur hartën e tokave të lira në Shqipëri. Kjo, sepse zyrat e regjistrimit të pasurisë apo të rregullim territorit do të jenë të detyruara që të paraqesin të dhënat mbi situatën e tokës së ish-pronarëve brenda 5 ditëve.
Vendimi
Komisionet vendore në rang qarku, fillimisht do të nisin punën me kthimin e tokave që rezultojnë ende të lira. Në këtë mënyrë shmanget dhe metodika për çmimin e tokës, pasi nuk do të ketë nevojë të llogaritjes së vlerës. Në këto raste, pronarët do të marrin tokën që kanë pasur, por deri në 60 ha për tokën bujqësore. Megjithatë duhet të jenë vetë pronarët që do të nisin të parët procedurën, duke paraqitur pranë komisioneve vendore dokumentacionin e nevojshëm. Sipas udhëzimit do të shmanget vërtetësimi i pronësisë me të dhëna gojore dhe do të merren për bazë vetëm dokumentet që do të dalin nga zyrtar e shtetit shqiptar. Të vlefshme do të jenë të gjitha vendimet e dhëna nga gjykata si dhe dokumentet që mund të jenë dhënë në rastin e shpronësimit.
Metodika
Burimet kanë bërë të ditur se procedurën e plotë komisionet do ta nisin vetëm pasi të jetë miratuar metodika e kthimit dhe kompensimit të pronave. Kështu, kur tokat e pronarëve rezultojnë të zëna dhe nevojitet që kompensimi të jetë në një tjetër tokë të lirë, komisionet më parë do të vlerësojnë se sa kushton toka e pronarit, për të dhënë më pas një tjetër pronë me të njëjtën vlerë. Sipas ligjit, kompensimi duhet të jetë kthim fizik, kompensim me aksione dhe kompensim financiar. Në kompensimin fizik, vlera që do të jepet duhet të jetë e barabartë me tokën e shpronësuar. Ndaj dhe nevojitet llogaritja e çmimeve, sipas formulave të paraqitura në Metodikë. Në të gjitha rastet, komisionet do të marrin të dhëna nga institucionet përkatëse për situatën e tokës, ku do të vendoset për t'u bërë kompensimi. Gjithsesi për miratimin e Metodikës do të pritet vendimi i Parlamentit, në datën 21 prill. Deri më tani, debati ka mbetur në Komisionin e Ligjeve, ku deputetët e PD-së kanë kërkuar çmime më të larta, ndërsa ata të PS-së çmime më të ulëta.