E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grabisin me dhunë, shpallen në kërkim

Një grabitje me dhunë ka ndodhur në qendër të Tiranës. Viktimë e krimit ka qenë një qytetar, i cili u përball i pambrojtur me dhunën fizike dhe plaçkitjen. Policia e Tiranës njoftoi se specialistët e Seksionit Kundër Vjedhjeve me Dhunë kanë regjistruar kallëzimin e të dëmtuarit Petrit Muça. 35-vjeçari ka treguar se në bulevardin "Dëshmorët e Kombit", pranë lulishtes, i kanë vjedhur me dhunë shumën e parave prej shtatë mijë lekësh. Kërkimet policore kanë qenë efektive, sepse janë identifikuar dy autorët e dyshuar. Sipas të dhënave hetimore, janë shpallur në kërkim Armand Sefa e Emiljano Sinani, 31 e 22 vjeç, nga Tirana.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›