Sherri, prindërit rrahin dy vajza
Dy vajza të reja kanë rënë pre e dhunës në familje, ndërsa policia ka dërguar për ndjekje penale prindërit. Bëhet fjalë për dy vajza tashmë të rritura, njëra nga të cilat është rrahur nga i ati, ndërsa tjetra nga e ëma. Sipas policisë kryeqytetase, nga Komisariati Nr. 3 u dërgua për ndjekje penale në gjendje të lirë Sazan Pashallari, 59 vjeç, pasi ka goditur me sende të forta vajzën e tij, Danielën, 23-vjeçare. Procedimi penal filloi edhe për Rozeta Egron, 43 vjeçe, sepse ka goditur me grushte vajzën e saj, Sesilia dhe shoqen Milona, të dyja 19 vjeçe. Të dyja rastet, sipas policisë, ndodhën për shkak të konflikteve me prindërit.