Varferia vetevaret emigrantja shqiptare ne Greqi
Disa here kishte kaluar ne gjendje te rende mendore per shkak te kushteve ne te cilat po jetonte larg vendit te saj por dje i ka dhene fund jetes duke u vetevarur. Ky ka qene fati i nje emigranteje shqiptare ne Greqi e cila ndodhej ne gjendje te rende ekonomike. Ngjarja ka ndodhur dje ne zonen e Neapolis ne Volos te Greqise dhe ka per viktime nje grua 55-vjecare e cila prej vitesh jetonte familjarisht ne vendin fqinj. Sipas informacionit nga korrespondentet ne Greqi gruaja u gjet e varur ne nje dege ulliri pikerisht ne plantacionin e ullinjve ku ajo punonte. Nga hetimi qe beri policia dhe nga marrja ne pyetje e familjareve te saj rezultoi se 55-vjecarja kohet e fundit perjetonte keq gjendjen e veshtire ekonomike duke u shoqeruar edhe nga probleme ne familje. Ngjarja eshte percjelle me trishtim nga gazetaret vendas ndersa kane mesuar se trupi i se ndjeres i varur nen nje dege ulliri u gjet nga djali i saj. Dje jane kryer procedurat ligjore per te zbuluar shkakun e vertete te gruas se vetevarur por familjaret kane kerkuar pershpejtimin e tyre sepse kishin marre vendim ta sillnin ne Shqiperi ku edhe do ti behet ceremonia e varrimit.