E Diel, 1 Nëntor 2026

Hapen Seksione te Kujdesit te Vecante ne 6 burgje

Ne 6 Institucione te Ekzekutimeve te Vendimeve Penale jane hapur seksione te kujdesit te vecante ku do te trajtohen sipas nje programi te detajuar personat qe paraqesin crregullime mendore dhe kane vartesi nga substancat narkotike. Nje fakt i tille behet i ditur nga burime zyrtare prane Drejtorise se Pergjithshme te Burgjeve. Sipas po te njejtave burime ky eshte nje projekt pilot qe filloi te aplikohet ne Fushe-Kruje Ali Demi Lezhe Peqin Vlore dhe Durres pas rekomandimeve dhe bashkepunimit me eksperte te Komitetit Shqiptar te Helsinkit. Keto institucione kane infrastrukturen e duhur dhe staf te kualifikuar per te aplikuar kete projekt. Konkretisht ne burgun e Durresit ndodhen 12 persona me varesi nga substancat narkotike ne Vlore ndodhen 22 persona ne burgun e grave Ali Demi ndodhen 5 gra me probleme te shendetit mendor ne burgun e Peqinit 9 persona me probleme te shendetit mendor ne Lezhe 6 persona me probleme te shendetit mendor si dhe ne Fushe-Kruje ndodhen 19 persona me probleme te shendetit mendor. Te denuarit qe jane vendosur ne keto seksione nuk kane kontakte me te denuarit e tjere dhe vetem pasi konsiderohen te rehabilituar mund ti bashkohen kategorise tjeter te grupit. Programi i te burgosurve ne keto seksione sipas burimeve zyrtare nga burgjet perfshin kryesisht sherbim psiko-socialdhe terapi intensive me qellim rehabilitimin e personave me crregullime mendore dhe atyre te cilet kane vartesi nga substancat narkotike. Duke paraqitur keto probleme kjo kategori te denuarish vuante paragjykime dhe diskriminime nga bashkevuajtesit e tjere. Ne shume raste krijoheshin konflikte si pasoje e diversitetit te sjelljes te cilat ndikonin ne prishjen e qetesise ne institucione. Keshtu hapja e Seksioneve te Kujdesit te Vecante ka ndikuar pozitivisht jo vetem ne mbarevajtjen e institucioneve dhe eliminimin e ngjarjeve negative me kete karakter por njekohesisht ka sjelle permiresimin dhe aplikimin e programeve te avancuara per trajtimin e ketyre personave. Per ti ardhur ne ndihme stafit qe trajton kete kategori ne bashkepunim me KSHH qe prej muajit shtator 2010 e ne vazhdim po zhvillohen seminare per dhenien e asistences per stafin social si dhe ate me uniforme per permiresimin e cilesise se sherbimit ne SKV.

Kryesisht ne seminare trajtohen ceshtje si analize e arritjeve te deritanishme e SKV diskutime mbi veshtiresite dhe mbarevajtjen e sektoreve ekspertize mbi nevojat qe parashtrojne stafet ne nivel teorik per plotesimin e protokolleve te hyrje-daljeve observimit hartimin e programeve ditore individuale sistemimit te raportimit dhe kartelave te burgosurve etj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›