E Diel, 1 Nëntor 2026

Afatet e paraburgimit te te pandehurve Gerdeci me gjykim te panderprere

Data 13 nentor pritet mberritja e leterporosise me deshmine e administratorit te SAC Patrick Henry dhe amerikaneve te tjere

Afrimi i dates se skadences se afateve te paraburgimit per kater te pandehurit e arrestuar te dosjes se bujshme Gerdeci ka detyruar organin e akuzes dhe gjykaten te ndermarrin nje tjeter hap zhvillimin e gjykimit te panderprere. Por pavaresisht idese apo edhe vendimit qe mund te marre gjykata per zhvillim te seancave cdo dite nga ana e pales mbrojtese pritet te kete kundershti per shkak te ngarkeses ne ceshtje dhe pamundesise objektive per te qene te pranishem ne seance. Nderkohe qe java e ardhshme do te kete me teper zhvillime ne proces pasi pritet te mberrije me leterporosi deshmia e administratorit te kompanise amerikane SAC Patrick Henry dhe amerikaneve te tjere qe kane punuar ne fabriken e demontimit ne Gerdec. Por ashtu si dhe tri javet e kaluara edhe dje seanca gjyqesore eshte shtyre per mungese te avokateve. Kjo ka detyruar kryegjyqtarin e seances te shtyje gjyqin dhe te njoftoje zhvillimin e seances diten e hene.

Rivleresimi i masave te arrestit

Gjykata e Larte vendosi tri dite me pare te prishte dy vendimet e dhena nga Shkalla e Pare dhe Apeli i kryeqytetit per te pandehurit Ylli Pinari Mihal Delijorgji Dritan Minxolli e Sokol Ngjeci duke urdheruar rivleresim te masave te sigurise per keta te pandehur. Vendimi eshte dhene nga Kolegji Penal nderkohe qe eshte lexuar vetem dispozitivi ndersa arsyetimi pritet tu vihet ne dispozicion mbrojtesve ne ditet e ardhshme. Vendimi eshte dhene pas rekursit te paraqitur nga avokatet e te pandehurve shpresa e te cileve ishte qe Gjykata e Larte tu hapte rruge per te kerkuar lirimin e klienteve te akuzuar si shkaktare te tragjedise Gerdeci nderkohe qe ne ditet ne vazhdim pritet qe te kerkojne ne Gjykaten e Tiranes lirimin me argumentin e perfundimit te afateve te paraburgimit. Nje kerkese e meparshme e tyre eshte rrezuar nga gjykata me argumentin se ende nuk kishin perfunduar afatet dhe se kishte ende kohe nderkohe qe sipas avokateve afatet kane skaduar dhe do riperserisin edhe njehere kerkesen e tyre per revokim te mases se sigurise.

Reagimi i familjareve te viktimave

Nje dite pas vendimit te Gjykates se Larte Shoqata e Familjareve te Viktimave te Shperthimit te Gerdecit reagoi duke u shprehur se e sheh me shqetesim vendimin per rikthimin per rivleresim te masave te arrestit per kater te pandehurit e arrestuar dhe te akuzuar per vrasje masive. Shoqata eshte shprehur e shqetesuar per menyren e trajtimit te te gjithe ketij procesi per zbardhjen e te vertetes mbi shkaqet dhe fajtoret. Ngjarja ne vetvete mbart nje rendesi te vecante duke marre ne konsiderate se ne shperthimin e 15 marsit 2008 humben jeten 26 te pafajshem u plagosen me qindra banore te fshatrave Gerdec dhe Marqinet. Ngjarja qe tronditi mbare opinionin publik e cila shkaterroi jetet e dy fshatrave dhe nxori ne drite nje afere korruptive te permasave tronditese ende sot pas me shume se dy vjetesh nuk ka marre nje pergjigje qofte edhe minimaliste nga shkalla e pare e gjyqesorit.

Zvarritja e gjyqit per arsye te papershtatshme dhe joligjore beri qe sot pergjegjesit e kesaj tragjedie te kene mundesine te shfrytezojne shtigjet juridike qe te enden te lire dhe keshtu te kene me shume shanse qe te veshtiresojne zbardhjen e se vertetes theksonte ne deklarate shoqata.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›