E Diel, 1 Nëntor 2026

Shperthimi i tritolit, kapet polici i rreme

Kruje-Shperthimi i nje sasie tritoli vendosur ne makinen e nje qytetari ne Kruje, ka zbuluar personin e dyshuar si autor i vendosjes se tij, i cili fshihej duke u hequr si polic. Ngjarja ka ndodhur dy dite me pare, ne lagjen "Sesere" te Krujes. Nje sasi tritoli i vendosur ne automjetin tip "Benz", me targa H8CJN, prone e 25-vjecarit, Sh.K, ka shkaktuar demtimin e xhamit te pare dhe kofanos se makines. Pas hetimeve rezultoi se autor i dyshuar i kesaj ngjarjeje, ishte Haxhi Brami 25 vjec, ne bashkepunim me dy 21-vjecaret, Erind Sadiku dhe Engjell Vogli, ndaj te cileve ka filluar procedimi penal ne gjendje te lire. Gjate kontrollit te ushtruar ne automjetin tip "BME", prone e te arrestuarit Haxhi Brami, u gjeten nje automatik model 56, 2 kreher pistolete me nga 7 cope fisheke, dy stema policie, nje pale pranga dhe dy shkopinj gome. Brami do te procedohet penalisht per shkaterrim te prones me eksploziv, mbajtjes pa leje te armeve e municioneve luftarake dhe mbajtjes pa te drejte te uniformes se policise. Ndersa dy te tjeret qe hetohen ne gjendje te lire, Sadiku dhe Vogli do te procedohet per shkaterrim te prones me eksploziv.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›