E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vret vellane me thiken e bukes, pasi konfliktit per pronat

Diber-Nje krim brenda familjes ka ndodhur mbreme ne rrethin e Dibres. Vellai vret vellane, ne prezence te gjithe familjareve te tjere, pas nje konflikti te ashper per ceshtje pronash. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 21.30 ne fshatin Fushe-Alias te komunes Muherr ne Diber. Ilmi Buci 52 vjec ka shkuar ne shtepine e te vellait, Fiqiriut, 54 vjec dhe ka nisur te debatoje me te ashper ndarjen e prones se familjes. Gjakrat jane nxehur aq shume, aq sa ne nje moment i zoti i shtepise Fiqiriu, nuk ka duruar, por ka marre thiken e bukes dhe ka qelluar ne trup disa here te vellane. E gjithe skena eshte zhvilluar ne sy te gruas dhe femijeve, te cilet jane terrorizuar nga ky veprim. Pasi e ka lene te vdekur brenda ne shtepi te vellane, autori eshte larguar nga banesa dhe ka marre rrugen drejt malit, per t'i shpetuar kapjes se policise. Menjehere ne vendngjarje kane shkuar forcat e policise se qarkut Diber, te cilet pasi kane konstatuar se viktima kishte nderruar jete, jane vene ne ndjekje te autorit.
Rreth nje ore pas ngjarjes, policia ka bere te mundur arrestimin e Fiqiri Bucit, i cili pasi eshte rrethuar eshte dorezuar pa bere rezistence. Per kete ngjarje kane nisur hetimet dhe te dhenat e para flasin per nje konflikt brenda familjes per motive pronesie.

Vrasja
Fiqir Buci ka qelluar me thiken e bukes, duke e lene te vdekur vellane e tij, Ilmiun, pasi jane grindur per nje ceshtje te ndarjes se pronave. Skena e krimit ka ndodhur ne prezence te gruas dhe femijeve te autorit te krimit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›