Grabiste varret, arrestohet adoleshenti
10/12/2009 U merrte hekurin për ta shitur për skrap. I gjenden materialet në shtëpi
SHKODER- Pranga adoleshentit që vidhte kangjellat e varrezave katolike në Shkodër. Mbrëmjen e së martës uniformat blu të qytetit të Shkodrës kanë prangosur 17-vjeçarin V. Sokoli, i cili rezultoi të ishte autori i vjedhjes së disa kangjellave rrethuese në varrezat katolike të qytetit të Shkodrës. Pas arrestimit 17-vjeçari u ka pohuar policisë se kangjellat i ka vjedhur për ti shitur si hekur me kilogram për të fituar ndonjë lek. Ndaj 17-vjeçarit janë ngritur akuzat e “vjedhjes” dhe të “dhunimit të varreve”.
Grabitja
Ka qenë roja private i këtyre varrezave, i cili në orët e para të mëngjesit të ditës së martë ka konstatuar dëmin që u është shkaktuar gjatë natës disa varreve. Për këtë ai ka njoftuar me njëherë drejtuesit e Kishës Katolike të qytetit, të cilët i janë drejtuar për ndihmë policisë për gjetjen e autorit të kësaj vepre të turpshme. Pas marrjes së informacionit një grup i policisë së Shkodrës ka filluar menjëherë hetimin ku është konstatuar se janë dëmtuar dhe vjedhur kangjellat zbukuruese të 3 varreve në këtë varrezë. Vetëm në orët e pasdrekës ky grup ka arritur që të identifikojë autorin e kësaj ngjarjeje, i cili sipas policisë është shtetasi 17-vjeçar V. Sokoli, të cilit iu gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale edhe kangjellat e varreve të vjedhura. Ky shtetas rezulton të ishte dënuar edhe më parë për veprën penale të vjedhjes. 17-vjeçari Sokoli do të përballet me akuzat për veprat penale të “vjedhjes” dhe “dhunimit të varreve”.