Grabit me mashtrim banorët, hetohet italiani
01/05/2009 Tre banorë të Kuçovës i dhanë para biznesmenit për ngritjen e fabrikës së qumështit
Ai është larguar prej javësh pa lënë asnjë gjurmë, nis procedimi në mungesë
KUÇOVË- Ka grabitur miliona lek më anë të mashtrimit disa banorëve të qytetit të rrethit të Kuçovës, por ka përfunduar nën hetim në mungesë nga antikrimi ekonomik biznesmeni italian. Burime të Drejtorisë të Policisë të prefekturës të Beratit që i referohen edhe lajmit bëjnë me dije se në paraditen e djeshme është marrë nën hetim në mungesë shtetasin italian, Vito Ludovico, banues i përkohshëm në qytetin e Kuçovës. Sipas të njëjtave burimeve, 48-vjeçari italian banor i qytetit verior të Torinos ka arritur të përvetësojë 22 milionë lekë nga tre shtetasit banorë të fshatit Perondi me qëllim shtimin e biznesit dhe bërjen pjesë e këtyre të fundit në biznesin e tij. Po të njëjtat burime cituan për gazetën se shtetasi në fjalë është marrë nën hetim pas denoncimit që kanë bërë në polici tre shtetasit banorë të këtij fshati. Sipas denoncimeve në fjalë, tre shtetasit i kanë paguar biznesmenit italian shumën prej 5 mijë euro dhe 15 milionë lek shqiptare të vjetra dhe që italiani pasi u kishte marrë shumën në fjalë fshatarëve ishte shkëputur prej tyre pa lënë më pas asnjë kontakt. Në fshatin Perondi të rrethit të Kuçovës shtetasi italian Vito Ludovico 7 muaj më parë kishte blerë një truall për të ngritur një stallë ku mbarështonte gjedhë dhe kryesisht lopë e viça dhe tregtonte nënproduktet e tyre, mish e qumësht. Ndërsa kishte më se tre muaj që po kërkonte ortakëri në këtë fshat dhe më gjerë. Banorët e këtij fshati dhe kryesisht tre denoncuesit duke parë ecurinë e këtij biznesmeni kanë pranuar të japin shumën e kërkuar nga italiani me qëllim shtimin e biznesit të tij njëkohësisht edhe të bëheshin bashkëpronarë të tij. Sipas marrëveshjes gojore mes italianit nga Torinoja e fshatarëve të Perondisë, do të përdorej për blerjen e pajisjeve bashkëkohore me qëllimin që stalla ku mbarështoheshin lopët dhe viçat të kthehej në një minifabrikë të prodhimit të nënprodukteve të tyre. Tre denoncuesit kanë pohuar në polici se 48-vjeçari Ludovico kishte udhëtuar në qytete të ndryshme të Shqipërisë për të blerë pajisje për hapjen e minifabrikës në këtë rast baxhos. Por sipas denoncuesve italiani nuk kishte rënë dakord me çmimet dhe ende nuk kishte hapur minifabrikën e përpunimit të qumështit dhe nën produktet e tjera. Por duket se 48-vjeçari mashtrues kishte vënë thembrat nga majat dhe ja kishte mbathur më të katra duke marrë me vete dhe shumën në fjalë. Në këto kushte tre fshatarët pasi kanë pritur një kohë të gjatë për ardhjen e italianit janë detyruar që të denoncojnë mungesën e tij si dhe grabitjen e parave me anë të mashtrimit.