“Ka përmirësim të dukshëm në shërbime”
01/05/2009 FDE publikon raportin pas monitorimit që i bëri Hipotekës
Sipas qytetarëve, janë shumë të rralla rastet kur kërkohet ryshfet
FDE ka bërë një monitorim prej 40 ditësh në zyrat qendrore të Hipotekës, ku konstatuar se gjendja në krahasim me të kaluarën është përmirësuar ndjeshëm dhe nuk vihen re më problemet e mëparshme. Sipas raportit të hartuar nga FDE, ka rezultuar se në ambientet e ZQRPP-së në përgjithësi kishte rregull dhe veprimet kryheshin në kohë “Nuk u konstatua ndonjë problem shqetësues apo konfuzion nga ana e qytetarëve. Në të gjitha sportelet kishte njerëz që kryenin veprime. Salla kryesore ishte pothuajse e mbushur me qytetarë, që prisnin radhën për të kryer veprimet përkatëse. Nga monitorimi dhe nga takimet me përfaqësues të institucionit rezultoi se veprimet me qytetarët kryheshin nga dita e hënë deri të enjte. Ditën e premte punonte vetëm administrata, por nuk kishte pritje populli. Orari i punës ishte nga ora 8:00 deri në orën 16:30”, - thuhet në raportin e monitorimit të FDE-së. Por sipas raportit në ambientet e ZQRPP-së kishin dhe një shërbim monitorimi për vetë punonjësit dhe në përgjithësi shërbimet kryheshin me korrektësi dhe etikë nga punonjësit e këtij institucioni. Nga informacioni i marrë nga personeli i këtij institucioni, në sportelin e veprimeve postare mesatarisht kryheshin 150 veprime në një ditë
Problemet
“Konkretisht u vunë re probleme lidhur me fluksin e qytetarëve, i cili ishte më i madh nga ora 8:00 deri rreth orës 12:00, gjë që krijonte radhë të gjata të qytetarëve. Gjithashtu gjatë ditëve të hëna fluksi i qytetarëve ishte shumë më i madh në krahasim me ditët e tjera dhe situata në ambientet e hipotekës dukej pak kaotike, duke bërë një krahasim me ditët e tjera të javës, kur shërbimi ishte më cilësor dhe normal. Në ambientet e këtij institucioni vihej re një mungesë e informacionit suplementar, përveç atij që vinte nga sporteli i biletave. Mungonte një stendë ku mund të kishte fletëpalosje, broshura apo botime, që do të ndihmonin qytetarët për procedurat që duhet të ndiqnin. U vu re se gjatë shpërndarjes së fletëpalosjeve në ambientet e zyrës, qytetarët kishin kureshtje shprehnin kënaqësinë e tyre për njohuritë mbi informacionin që përfitonin nëpërmjet tyre”, - thuhet në raport. Gjithsesi, në përfundimet e saj FDE-ja ka vlerësuar se gjendja në hipoteka përveç disa problemeve të vogla në lidhje me organizimin e informacioni ishte përgjithësisht shumë e përmirësuar krahasuar me vitet e kaluara
Nga rezultatet e arritura, pak qytetarë janë shprehur se dikush nga punonjësit ndonjëherë i ka kërkuar favore ose ryshfet në të holla, por dhe ka pasur raste kur ata ua kanë ofruar vetë këtyre punonjësve.
Shumica e qytetarëve mendojnë se tarifat e shërbimeve janë të larta dhe se nuk janë transparente. Por pavarësisht nga kjo, të intervistuarit mendojnë se shërbimet postare i bëjnë shërbimet më transparente dhe ulin rastet korruptive.
Pavarësisht nga një legjislacion i plotë, nevojiten përmirësime në legjislacionin, sidomos në udhëzimet dhe vendimet përkatëse për zbatimin e legjislacionit bazë. Sugjerojmë se shërbimi on-line do të lehtësonte në kohë dhe ndoshta do të shmangte burokracitë e tepërta.