Grabiten argjendarine, arrestohen
ELBASAN - Policia e Elbasanit finalizoi dje operacionin e koduar “Golden Gold”, duke bere te munduar arrestimin e dy shtetasve te akuzuar per vjedhje. Sipas policise, te arrestuarit jane shtetasit Agron Balukja, 38 vjeç, si dhe Gentian Braçja, 36 vjeç. Pas hetimeve te kryera rezultoi se dy muaj me pare, ne qender te qytetit te Elbasanit, ata kane vjedhur me arme zjarri dhe te maskuar dyqanin i argjendarise ne pronesi te shtetasit J.T. Nga kjo vjedhje arriten te pervetesonin nen kercenimin e armes nje sasi prej 1.5 kg flori me vlere 7 milione leke. Gjate kontrollit te ushtruar ne banesen e Balukjas, u sekuestruan nje sasi bizhuterish te vjedhura si varese, unaza dhe byzylyke floriri, si edhe nje sasi prej 280 mije lekesh te reja dhe 750 euro, shuma keto te perfituara nga shitja e bizhuterive te vjedhura. a.k