E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD 20 vjeç, Berisha: Festa e pluralizmit

/* */

Nje dokumentar per levizjen e dhjetorit dhe rolin e kryeministrit Berisha ne kete ngjarje, ishte pergatitur per kete ceremoni. Ne kete pervjetor ishte i pranishem edhe Presidenti Bamir Topi, i cili u prit te dera e Pallatit te Kongreseve nga kryeministri Berisha dhe me pas te dy, se bashku edhe me Topallin e Patozin, iu drejtuan fillimit te salles. Por ndryshe nga mbledhjet e tjera, ne kete 20 vjetor te Partise Demokratike ishte i pranishem edhe ish-kryetari i saj, Eduard Selami, i shoqeruar gjate gjithe kohes nga anetari i kryesise se PD-se, Aleksander Biberaj. I ndodhur ne Shqiperi prej disa ditesh, ai duket se ka vendosur te marre pjese ne festimet e partise, te cilen e drejtoi nga 1992 deri ne 1995, perpara se te niset sot ne mengjes per ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Ne nje bisede te shkurter me gazetaret, ai thote qe Berisha eshte miku i tij i vjeter, por ne rreth 60 minuta ceremoni kryeministri dhe Selami nuk shtrenguan asnjehere duart me njeri-tjetrin. Ne dy raste kur ata ishin afer, duket se nuk u thye akulli per te pasur qofte edhe nje trokitje gotash. Ndersa Presidenti Bamir Topi ka qendruar ne ceremoni vetem gjate fjales se kryeministrit dhe pastaj se bashku me stafin e tij te ngushte eshte larguar, duke lene Berishen, Topallin e Bashen te takojne dhe urojne te pranishmit. Nderkohe, se bashku me kryeministrin festuan edhe aleatet, kreu i LSI-se, Ilir Meta; kreu i PR-se, Fatmir Mediu; si dhe perfaqesues te partive te tjera aleate. Munguan perfaqesues nga opozita, edhe pse sipas organizatoreve kishin ftese duke filluar nga kreu i PS, Edi Rama.
Berisha
Ne fjalen e tij para te pranishmeve, kryeministri Berisha u shpreh se 12 dhjetori eshte ne fakt themelimi i pluralizmit ne Shqiperi. “Pluralizmi politik dhe se bashku me te, Partia Demokratike, jane njekohesisht ditelindja e lirive dhe te drejtave tona, sot 20 vjeçare, ne kete rilindje te dyte te madhe kombetare”, tha Berisha. Ai qendroi gjate ne zhvillimet e viteve ‘90, duke veçuar rolin e Azem Hajdarit ne ate levizje. Pas 20 vjetesh, sipas kryeministrit Shqiperia eshte anetare e NATO-s dhe sapo ka perfituar heqjen e regjimit te vizave. “Shqiperia ne Europe, Shqiperia ne NATO ishte thirrje qe buronte nga shpirti dhe zemra e studenteve e qytetareve shqiptare ne dhjetorin e ftohte te vitit ’90. Ata ishin te vetmit ne kontinent, qe te ndryre ne bunkerin dhe ne telat me gjemba, Europen nuk e kishin njohur, nuk e kishin vizituar kurre me pare dhe natyrshem nuk dinin as dhe rrugen drejt saj. Sot Shqiperia eshte anetare e NATO-s dhe shqiptaret neser do te levizin te lire ne mbare Europen. Shqiptaret ecin te sigurt ne ndertimin e Shqiperise europiane, integrimin e vendit te tyre ne BE”, tha Berisha. “8 dhjetori, beteje legjendare”

“Ne daten 8 dhjetor ne darke, studentet e Universitetit te Tiranes, nen udheheqjen e tribunit legjendar, Azem Hajdarit, do te nisnin Levizjen Studentore dhe te mbeshtetur nga intelektuale, qytetaret e Tiranes, do te mbushnin rruget dhe sheshet e kryeqytetit, ne nje beteje legjendare, qe te kujton betejen e Davidit me Goliadhin, do te detyronin kliken ne pushtet te firmoste me 11 dhjetor kapitullimin e saj dhe po me date 11 dhjetor, ora 23.00 te darkes, do te themelonin pluralizmin politik, Partine Demokratike te Shqiperise, partine e pare opozitare ne historine e vendit”, tha Berisha.

ADI SHKEMBI

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›