Vidhte banesat, kapet i kerkuari
Tirane-Nje 18-vjecar i kerkuar si i dyshuar ne ne vjedhjen e disa banesave, ka rene ne prangat e policise se kryeqytetit. Pellumb Qokaj, i shpallur ne kerkim per vjedhje te kryer me shume se nje here ne bashkepunim, u arrestua dje nga sherbimet e Komisariatit nr.4. Burime zyrtare bene te ditur se ai akuzohej per grabitjen e nje banese me arme, ne muajin nentor, si dhe njeheresh hetohet edhe per vepren penale te plagosjes. Qokaj, ishte person i shpallur ne kerkim pasi ne 3 dhjetor te ketij viti, ne bashkepunim edhe me Kreshnik Mziun (i arrestuar), dyshohet se kane vjedhur banesen ne pronesi te nje personi, ne rrugen "Njazi Meka" ne Tirane". Sipas policise, Qokaj, ne bashkepunim edhe me 8 shtetas te tjere, te cilet tashme ndodhen te arrestuar, iu eshte dokumentuar teresisht implikimi i tyre, ne vjedhje automjetesh kryesisht te tipit "Benz", ne kohe e periudha te ndryshme ne Tirane.