E Diel, 1 Nëntor 2026

Grabiten me maska karburantin, pranga 2 te dyshuarve

Elbasan- Bien ne pranga dy autoret e grabitjes me maska te nje karburanti ne Belsh te Elbasanit. Sherbimet e policise bene te ditur se te ndaluarit jane Klevis Paprri dhe Erion Sollaku, kurse ngjarja ndodhi ne vendin e quajtur "Kthesa e Kucoves", ne afersi te fshatit Kosove. Agjentet e policise kane identifikuar fillimisht Sollakun, i cili eshte kapur ne Korce, teksa tentonte te ikte ne Greqi. Pas marrjes ne pyetje nga policia, Erion Sallaku ka treguar se ne realizimin e grabitjes ka bashkepunuar me Klevis Paprrin. Ndaj tyre eshte ngritur vepra penale e vjedhjes me dhune, e kryer ne bashkepunim dhe e mbajtjes pa leje te armeve te ftohta. Dy dite me pare, djemte nga Belshi jane afruar prane pikes se karburantit me fytyren e mbuluar me skafandra dhe shami dhe me pas kane kercenuar me thike rojen e kesaj pike, duke i kerkuar qe te dorezonte te hollat. Fillimisht ata e kane detyruar qe te mbushte motorin me karburant dhe me pas i kane grabitur xhiron prej 28 mije lekesh. Nderkohe qe policia ka arrestuar edhe nje 41 vjecar, i cili me ane te nje granate ka kercenuar nje farmaciste, duke i marre 8 mije leke nga arka, ndersa ne dore mbante nje granate pa ndezes.

Fatos Salliu


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›