E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shperthimi ne gurore plagos elektricistin

BERAT- Shperthimet e pakontrolluara ne gurore plagosin elektricistin e Ures Vajgurore teksa riparonte defektin ne nje prej shtyllave te zones. Lavdosh Cako mesohet se ka mbetur i pergjakur pas goditjes nga guret qe fluturuan si pasoje e shperthimit me dinamit. Burime zyrtare thane se 38 vjecari eshte derguar rreth ores 16:00 ne spitalin e Beratit per mjekim, kurse ngjarja ndodhi ne lagjen "Guri i Bardhe", ne periferi te Ures Vajgurore. Elektricisti ndodhej se bashku me dy shoket e tij te punes duke montuar disa shtylla te tensionit te larte. Bluzat e bardha thane se demtimet me te medha Cako i ka marre ne pjeset e kembeve dhe ka pesuar shembje si pasoje e renies nga shtylla. Vete i plagosuri, por dhe dy shoket e tij, kane deklaruar per policine se fillimisht kishin degjuar nje shperthim nga nje gurore qe ndodhej aty prane. Policia tha se shkak eshte bere mungesa e kushteve te sigurise ne gurore, qe jane dhe shume prane zonave te banuara. Mjeket kane mbajtur jashte rrezikut per jeten elektricistin, kurse policia ka marre nen hetim edhe guroren qe kreu shperthimin.

E. Hazizolli


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›