Grabiten stoli ari dhe 11 mijë euro në Shkup
Nga Express më 03 gusht 2011 në ora 19:04
Një grabitës i panjohur mbrëmë ka kryer një grabitje të rëndë në Shkup, duke grabitur stoli ari dhe 11.300 euro, informoi MPB.
Sipas njoftimeve policore, grabitësi ka arritur që përmes ballkonit të hyjë në apartamentin privat, nga ku më pas ka hyrë në brendi dhe ka gjetur stolitë e arit dhe paratë. Kjo grabitje ka ndodhur në rrugën “Brigada e 16 Maqedonase” në apartamentin e Z.T, 33 vjeç.
Policia ka kryer ekspertizën në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë masa për gjetjen e grabitësit. (INA)