Grabitësit e femrave, panik te banorët pranë tregut elektrik
Situata e krijuar këto ditë në zonën pranë tregut elektrik, ku brenda një javë janë shënuar katër raste të vjedhjeve me dhunë, është rënduar nga dita në ditë dhe tashmë banorët ndihen të frikësuar të dalin në orët e pasdites të pashoqëruar. Ata shprehen për "Shqip" se po presin me padurim nga policia që të zbulojë dy personat, që pothuajse çdo ditë, në të njëjtin orar dalin e grabisin gra, të cilat lëvizin në këmbë të vetme. Rrezikshmëria e tyre është e lartë, të paktën siç cilësohet edhe nga policia, pasi në momentin që hasin në kundërshti, ata përdorin dhunën ndaj femrave, duke ia arritur qëllimit për t‘i grabitur.
Frikë te banorët
Gjatë gjithë paradites, zona pranë tregut elektrik, ku kryqëzohen disa rrugë, deri tek ato që të nxjerrin edhe në Qytetin Studenti, është e mbushur me njerëz. Aty në orët e pasdrekes, disa prej rrugëve që shkëmbehen me njëra-tjetrën boshatisen dhe në rrugë ka shumë pak kalimtarë. Kjo është edhe koha kur dy persona, që ende nuk janë identifikuar, dalin për të grabitur. Me një motor, të veshur sportivë dhe me skafandra në kokë, ata mendohet se bredhin nëpër rrugë e rrugica, derisa pikasin ndonjë grua të moshës mesatare. E ruajnë deri në momentin që pranë saj nuk ka njerëz dhe duke shmangur sa më shumë kalimtarë, bëjnë ndërhyrjen. Ata i shkojnë me një motor pa targa fare afër dhe më pas, i kapin çantën duke e tërhequr me forcë. Nëse gruaja nuk e lëshon çantën, atëherë, ajo goditet me shqelm për të humbur ekuilibrin që ta lëshojë atë. Sapo realizojnë qëllimin e tyre, nisen me shpejtësi dhe duke përdorur rrugicat e shumta të zonës arrijnë të zhduken. Kështu ka ndodhur edhe dy ditë më parë, kur një grua sapo kishte mbyllur dyqanin dhe ishte nisur për në shtëpi. Një dëshmitar, i cili banon në katin e pestë të pallatit, pranë të cilit ndodhi grabitja, rrëfen se ngjarja ndodhi në orët e vona të mbrëmjes. "Unë po pija cigare në ballkon dhe rastësisht dëgjova zhurmën e motorit. U fiksova duke e parë, pa kuptuar asgjë, kur vura re që iu afruan një gruaje, i tërhoqën çantën me forcë dhe sapo ia morën u larguan. Gruaja, që ishte rreth dyzetave, kërkoi ndihmë, por në atë kohë ata ishin larguar. U afruan disa banorë të zonës dhe njoftuan policinë, madje pashë se disa civilë erdhën shumë shpejt, e më pas erdhën edhe makina policie, por nuk arritën të kapin asnjë", rrëfen ai. Ndërsa një shitës shprehet se kanë lexuar edhe në media për këtë problem dhe që vërtet ndihen të shqetësuar, pasi jetojnë në atë zonë dhe kanë frikë se edhe të afërmit e tyre mund të bien pre e grabitësve. "Imagjino sikur ndonjë të kundërshtojë apo të luftojë për të mbrojtur mallin e vet, se çfarë mund të ndodhë. Pasi ata mund të jenë edhe të armatosur e që në errësirë nuk i shikon njeri, mund të kryejnë ndonjë krim edhe më të rëndë e të largohen", shprehet një 60-vjeçar, që nuk i pëlqen të flasë shumë, pasi po luan shah me një bashkëmoshatar të tij. Ndërsa një grua, e cila ndalon sapo dëgjon bisedën dhe me një qese në dorë shpjegon se sapo ka dalë nga supermarketi dhe më tej shton se tani duhet të ruhen edhe gratë, mos të marrin çanta me vete, me qëllim që mos të bien pre e hajdutëve.
Hetimet e policisë
Ndërsa policia deklaron se rasti është i rëndë, pavarësisht se zyrtarisht ende nuk është dhënë asnjë informacion. Burimet shpjegojnë se deri tani po punojnë në lidhje me ndërtimin e identikitit për dy grabitësit, ndërkohë që janë shoqëruar disa persona dhe dy prej tyre janë arrestuar për të njëjtën vepër penale. Policia tha se ende nuk dihet nëse janë të njëjtit persona, pasi të arrestuarit kanë vepruar në tjetër zonë, por duke u nisur nga dëshmitë e të dëmtuarve përputhet identifikimi i tyre. Sipas policisë, grabitësit mund të jenë përdorues droge. Deri tani janë shënuar zyrtarisht gjashtë grabitje, pavarësisht se mendohet se janë më shumë, katër prej të cilave kanë ndodhur në zonën e Komisariatit Nr. 1, një në zonën e Komisariatit Nr. 2 dhe një te Komisariati Nr. 4. Te kjo e fundit janë arrestuar autorët e dyshuar, për të cilët mendohet se mund të kenë lidhje edhe me grabitjet e tjera. Në lidhje me dy grabitjet e fundit, policia deklaroi se Komisariati Nr. 2 është njoftuar rreth orës 19.00 të së premtes se në rrugën "Ylbere Bylykbashi", dy persona të paidentifikuar me motor, i kanë marrë çantën e dorës një 47-vjeçareje. E dëmtuara, Bukuroshe B. është paraqitur në polici, ku ka deklaruar se në çantë kishte disa sende personale, pesëmijë lekë dhe një celular. Nga përshkrimi i hajdutëve dyshohet se ata janë të njëjtit persona që kanë kryer edhe grabitjet në zonën e Komisariatit Nr. 1. Ndërkaq, nga Komisariati Nr. 4 janë arrestuar dy persona, të cilët akuzohen për një grabitje me dhunë të këtij lloji, por që dyshohen edhe për të tjera. Burimet policore treguan se ditën e djeshme, nga Komisariati Nr. 4 u arrestuan Emiliano Kurti, 22 vjeç, i cili rezulton i dënuar edhe më parë për vjedhje, dhe Florian Begani, 25 vjeç. Këta dy persona dyshohen se në bashkëpunim, rreth orës 11.30 të së shtunës, në rrugën "Siri Kodra", i kanë vjedhur me dhunë varësen e floririt Lorenca L., 51 vjeçe. Policia tha se ka shpërndarë shumë agjentë në terren për të qenë edhe më pranë komunitetit dhe për të parandaluar këto akte kriminale të rënda, ndërkohë që shpreson se të gjithë personat e përfshirë në këtë aktivitet kriminal, së shpejti do të vendosen në pranga.