E Shtunë, 31 Tetor 2026

Personeli: Kontrata nuk mund të ndryshojë

Kërkesa e Departamentit të Hetimit të Krimeve nuk është pranuar nga Drejtoria e Personelit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Sipas të dhënave të policisë, duhet të gjendet një zgjidhje tjetër, pasi kontrata nuk mund të ndryshojë për shkak se llojet e tyre janë të njëjta dhe të bazuara në ligj, e nëse do ketë ndryshime në të, bie ndesh me ligjet në fuqi dhe Kodin e Punës. Kështu, prej Departamentit të Krimeve është kërkuar një zgjidhje tjetër dhe aktualisht po mendohet që funksionet e specialistëve të tillë në policinë shkencore të njehsohen me grada më të larta, me qëllim që ata të përfitojnë pagë më të lartë. Në këto kushte, mendohet se ata nuk do e braktisin uniformën blu, pasi të mbarojnë trajnimet përkatëse, që kanë kosto kaq të lartë. Kontrata individuale, sapo e kanë firmosur edhe përfaqësuesit e policisë shkencore dhe aktualisht një kontratë e tillë është realizuar vetëm nga policia, pasi shumë institucione të tjera nuk e kanë. Kjo erdhi në bazë të marrëveshjes për kontratën kolektive të punës, mes drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit dhe Sindikatës së Punonjësve të Policisë së Shtetit. Kjo kontratë mbron interesat e punonjësve të policisë dhe të drejtat që ata kanë, të cilat deri dje kishin mbetur të pashkruara dhe linin vend për abuzime të shumta.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›