Grabitësit plagosin pronarin e argjendarisë
TIRANE- Dy të rinj, sulmojnë për të grabitur pronarin e një argjendarie dhe e plagosin atë gjatë përleshjes në qendër të Tiranës.
Ngjarja ndodhi pasditen e djeshme rreth orës 17:10 minuta, në rrugën “Punëtorët e Rilindjes” në një dyqan argjendarie ngjitur me bingo “Madrid”, tek “Ushtari i Panjohur”. Dashamir Leka, është sulmuar në dyqanin e argjendarisë nga dy persona ende të paidentifikuar, të cilët kishin për qëllim grabitjen e dyqanit të argjendarive. Dy personat që sipas policisë nuk janë më tepër se 18-vjeç, kanë hyrë në dyqan dhe më pas kanë sulmuar Lekën 56-vjeçar. Fillimisht ata i kanë kërkuar pronarit të dyqanit që ndodhej i vetëm aty, që t’u jepte të gjitha sendet me vlerë dhe të mos kundërshtonte. Por, pronari ka reaguar me forcë duke u përleshur me ta në brendësi të banakut. Gjatë përleshjes, një nga personat ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar në drejtim të pronarit të argjendarisë. Leka, mësohet se ka marrë një plagë në krah, që sipas burimeve spitalore i ka shkaktuar thyerje të krahut. Për shkak të zhurmës së armës, përballë vendit të ngjarjes janë mbledhur dhjetëra kureshtarë mes të cilëve edhe shumë njerëz që mblidhen pranë bustit të “Ushtarit të Panjohur” për të gjetur punë. Pasi kanë dështuar në grabitjen e argjendarisë, dy personat janë larguar me shpejtësi, duke lënë të përgjakur pronarin e argjendarisë, në pragun e derës së dyqanit të tij. Autorët kanë marrë rrugën “Punëtorët e Rilindjes”, por nuk kanë shkuar më tepër se 20 metra, pasi arma iu është shkrepur aksidentalisht. Autorët janë kthyer pas një librarie, dhe janë futur në një rrugicë që të nxjerr te sheshi “Avni Rustemi”. I dëmtuari është ndihmuar nga pronari i një dyqani ngjitur, Ardian Goci, i cili i ka lidhur krahun me kravatën e tij. Më pas ai është dërguar në Spitalin Ushtarak nga një automjet i Policisë Bashkiake, që ndodhej në vendin e ngjarjes. Pronari i një librarie ka njoftuar policinë për ngjarjen, ndërsa aty kanë mbërritur me dhjetëra efektivë Komisariatit nr.1, si dhe të Drejtorisë së Tiranës. Policia ka mësuar se autorë të ngjarjes mund të ishin dy adoleshentë të moshës nga 16-18 vjeç, të cilët mund të ishin edhe përdorues të lëndëve narkotike. Ekspertët kanë kryer veprimet e tyre në vendin e ngjarjes dhe kanë marrë aty kampione gjaku që mendohet se janë të të dëmtuarit Leka, si dhe gjurmë të ndryshme gishtash, që mund të jenë të autorëve të krimit. Në Komisariatin e policisë nr.1, blutë kanë shoqëruar më tepër se 10 persona në cilësinë e dëshmitarëve apo të personave që kanë dijeni mbi ngjarjen. Agron Goci, pronari i një dyqani aty pranë që ka ndihmuar të plagosurin, pohoi dje për gazetën “Panorama”, se kishte qenë në dyqan, kur kishte ndodhur grabitja dha dëgjoi një krismë arme. “Dola jashtë dhe pashë Dashin të shtrirë. I hoqa kravatën dhe i lidha krahun që të mos i rridhte gjak. Më pas më tha: Më qëlluan me armë”. Burime të policisë pohuan se, i dëmtuari i ka njohur autorët dhe se, presin që ai të përmirësohet, me qëllim që ta pyesin hollësisht mbi ngjarjen.