Vdekja e pacientes, morgu kërkon dëshmitë e mjekëve
Prokuroria dërgon në morgun e Tiranës dëshmitë e dy mjekëve që kryen ndërhyrjen kirurgjikale në bajamet e vajzës 17-vjeçare nga Korça, e cila gjeti vdekjen në spital pak ditë më parë.
TRAZHGIM SOKOLAJ
Specialistët mjeko-ligjorë mësohet se, kanë përfunduar raport-autopsinë e bazuar mbi këqyrjen e kufomës së vajzës dhe më pas, kanë kërkuar dokumentet mjekësore dhe dëshmitë e doktorëve për të mësuar saktësisht ndërhyrjet që ata kanë kryer në organizmin e vajzës që gjeti vdekjen në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, në Tiranë. “Ballafaqimi i konkluzioneve të arritura gjatë verifikimit të kufomës me dokumentet (kartelat) mjekësore dhe përshkrimet e mjekëve për veprimet që kanë kryer gjatë operacionit në bajamet e vajzës do të konkludojë në raportin e plotë të autopsisë për shkakun e vdekjes së vajzës 17-vjeçare, Matilda Petriti”, thanë burimet nga organi i akuzës. Sipas tyre, dy mjekët në hetim kanë përshkruar në kartela një pjesë të mirë të veprimeve që kanë kryer gjatë operacioneve në bajamet e vajzës. Verifikimi i këtyre kartelave pritet t’i ndihmojë mjekët ligjorë në përcaktimin e shkakut që solli vdekjen e adoleshentes pak ditë më parë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë. Prokuroria e kryeqytetit i ka verifikuar nga ana e saj, edhe kartelat mjekësore të 17-vjeçares, të cilat u sekuestruan menjëherë pas vdekjes së vajzës. Hetuesit kanë marrë në pyetje dy mjekët dhe më pas kanë analizuar edhe deklarimet e tyre. Mirëpo Prokuroria tha se, deri më tani ka vetëm dyshime dhe se vendimi përfundimtar i takon morgut të Tiranës. Nëse ky institucion arrin në përfundimin se mjekët kanë kryer mjekim të gabuar me ose pa qëllim, atëherë ata rrezikojnë të merren të pandehur. Organi i akuzës konfirmoi se, deri më tani dy mjekët që operuan vajzën janë persona në hetim. Deklarimet e tyre janë marrë në dy seanca radhazi. Ndërhyrja e parë kirurgjikale i është bërë vajzës në klinikën e mjekut Xhevahir Hoxhallari në Pogradec. Për shkak të hemorragjisë së vazhdueshme, 17-vjeçarja është sjellë në Tiranë ku është tentuar t’i qepej vena e dëmtuar. Në kryeqytet asnjë mjek tjetër nuk kishte pranuar të merrej me vajzën e sëmurë, e cila pas operacionit të kryer në Pogradec, ka pasur hemorragji të vazhdueshme nga zona ku ishte kryer ndërhyrja me bisturi në bajame. Operacioni i radhës i kryer në Tiranë nga të njëjtët mjekë, jo vetëm që nuk pati sukses, por përfundoi me vdekjen e adoleshentes.