E Hënë, 2 Nëntor 2026

Nallbani: Lushnja, pengesë e vështirë

02/03/2005  „Lushnja është një pengesë e vështirë“. Në një përfundim të tillë ka arritur portieri i Tiranës, Blendi Nallbani, sipas të cilët sfida e sotme në stadiumin “Roza Haxhiu” për çerekfinalen e Kupës së Shqipërisëdo të garantojë një duel të ashpër mes dy skuadrave. “Lushnjarët kanë ndërtuar një ekip të mirë, i cili di të luajë futbolli. Ata kanë përmirësuar nga ndeshja në ndeshje, dhe kjo garanton se në fushë do të ketë një luftë të ashpër sportive, e cila është për të mos u lënë pa u ndjekur”. Lushnjarët do të luajnë në fushën e tyre dhe do të gëzojnë mbështjejen e tifozerisë fanatike të tyre. Por një fakt i tillë nuk është problem për Nallbani me shokë. “Tirana është një skuadër profesioniste dhe nuk i gjykon ndeshjet, të vështira sepse luan në transfertë dhe të lehta sepse luhen në shtëpi. Për ne nuk ka rëndësi ku luajmë, por rëndësi ka që të japim maksimumin për të realizuar objektivin, i cili si në çdo ndeshje tjetër, është fitorja”. Po ashtu portieri i bardhebluve, ka nënvizuar se në „Roza Haxhiu“, kampionët në fuqi të Shqipërisë do të luajnë për të arritur një rezultat, falë të cilit, Tirana ta kishte më ë lehtë kualifikimin për në gjysmëfinalen e Kupës. “Një fitore me shumë gola, - ka shtuar Nallbani, – do të bënte që ne të siguronim kualifikimin që në ndeshjen e parë”. Ajo që e mundon atë ka të bëjë me vendin si titullar skadër. Në dy ndeshjet e fundit, Starova i ka besuar atij portën, por për ndeshjen e sotme, edhe pse dëshira për të qenë në fushë është e madhe, ai deklaron se “është trajneri ai që vendos”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›