Grabitet banka në Tiranë në mes të ditës me diell
Një person i maskuar hyri në filialin e Raiffeisen Bank në Unazë. Grabitësi doli nga dera e sigurisë ku e priste shoku i vet me motor
Rikthehen goditjet e grabitësve mbi filialet e bankave. Një person i armatosur ka grabitur dje në mesditë një filial banke në Tiranë, në rrugën “Ferit Xhajko”, pranë ish-restorant “Durrësit”. Autori i armatosur me pistoletë, identiteti i të cilit ende nuk dihet, ka arritur të marrë nga filiali i bankës rreth 800 mijë lekë të rinj vetëm nga sporteli dhe sipas burimeve të policisë, nuk ka qëlluar me armë në momentin e grabitjes. Në një njoftim të vetë bankës thuhet se autori i maskuar ka kërcënuar punonjësit, por fatmirësisht asnjë prej tyre nuk është lënduar, por disa dëshmitarë okularë kanë rrëfyer se autori nuk ka qenë i maskuar. Sipas burimeve policore, grabitësi ka shmangur kamerat e sigurisë, çka shton dyshimet se kishte dijeni për mungesën e rojeve dhe pikat e dobëta të pajisjeve të sigurisë.
Vjedhja
Pasi ka marrë paratë grabitësi ka dalë nga një derë e dytë e filialit të bankës, nga ku mendohet se është ndihmuar nga persona të tjerë për t’u larguar. Dëshmitarë në vendngjarje kanë raportuar se grabitësi është larguar me një motor të vogël të drejtuar nga një shoku i tij.
Për ngjarjen departamenti i hetimit të krimit dhe oficerë të Komisariatit Nr. 4 kanë ngritur një grup hetimor për të zbardhur detajet e grabitjes dhe për identifikimin e autorit. Por rasti i djeshëm nuk është i vetmi në kryeqytet dhe në vend. Vetëm muajt e fundit kanë ndodhur disa grabitje me armë në disa filiale bankash.
Për këtë arsye, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit i ka dërguar letër guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, për të ndërmjetësuar në rritjen e masave të sigurisë në bankat e filialet e tyre të nivelit të dytë me rritjen e numrit të policëve privatë.
Në vitin 2008 grabitja e bankave në Shqipëri arriti rekordin e 10 viteve të fundit. Të paktën këtë realitet premtojnë statistikat policore. Jo vetëm grabitjet arbitrare duke mësyrë me armë në bankë, por edhe mashtrimet nëpërmjet kredive janë shtuar së tepërmi në dy vitet e fundit.
Bankat
Nga hetimet e fundit të zhvilluara nga policia për kreditë e këqija është arritur në përfundimin se nëpër banka veprojnë disa grupe falsifikatorësh. Grupi i parë janë falsifikatorët që përmes abuzimeve shkresore sigurojnë dhe marrin kredi për persona të veçantë, kundrejt shumave të caktuar, edhe pse ata nuk i plotësojnë kriteret e caktuara të vëna nga bankat. Grupi i dytë janë kredimarrësit, të cilët në shumicën e rasteve nuk shlyejnë detyrimet financiare në ditën e caktuar, madje derdhja e kësteve në sportelet e bankave mund të vonohet edhe për disa muaj rresht. Grupi i tretë janë ata persona që paraqiten si biznesmenë, duke lënë peng kolaterale (garanci) të mëdha, por pas verifikimeve rezulton se ata nuk janë sipërmarrës. Madje nuk rezulton i vërtetë as objekti që ata kanë deklaruar se është në pronësinë e tyre, të cilin e kanë lënë peng për kredinë. Ndërsa grupi i katërt janë punonjës të veçantë të bankave, që kanë abuzuar me detyrën. Bëhet fjalë për oficerë kredish që kanë falsifikuar apo kanë abuzuar me detyrën e tyre, pasi janë ata që firmosin dhe japin miratimin për dhënien e një kredie nga bankat. Deri tani disa banka të nivelit të dytë kanë bërë denoncime në prokurori për persona që nuk paguajnë kreditë. Për këtë arsye ka nisur hetimi, i cili nuk përjashton as punonjësit e bankave që merren me kreditë. Por hetimet e prokurorisë më pas mund të pasohen edhe nga lëshime të urdhër-arresteve për punonjës të bankave, po kjo vetëm nëse ata kanë shpërdoruar detyrën apo kanë bërë falsifikime dokumentesh.
18 Prill 2009