TEC-i i Vlorës, nisin testet e para për prodhimin e energjisë
TEC-i i Vlorës, ndërtimi i të cilit përfundon në muajin qershor të këtij viti, i është nënshtruar ditët e fundit testeve të kontrollit për të parë kapacitetin e plotë të tij. Koorporata Elektroenergjetike Shqiptare, bënë të ditur se "aktualisht po kryhen testet dhe kontrollet e të gjitha pajisjeve të këtij TEC-i". Punimet për ndërtimin e TEC-it të Vlorës kanë nisur në 1 shtator 2007 duke përfshirë nënstacionin e ri të Babicës dhe disa objekte të tjera, si linjën për daljen e tensionit të lartë 220 KV në nënstacionin e Fierit, linjën e tensionit të lartë 220 KV me dy qarqe Fier-Babicë, fuqizimi i nënstacionit të Babicës me dy autotransformatorë 100 MV/A, 220/110/35 KV secili, linjat 110/ 35 KV me rajonin, nënstacioni “Vlora 2” 110/20 KV me dy transformatorë, me fuqi prej 35 MV/A secili. Për ndërtimin e TEC-it të Vlorës po financohet shuma prej rreth 92 milionë euro, nga Banka Botërore dhe BERZH-i. Pjesa më e madhe e punimeve ka përfunduar plotësisht. Sasia e energjisë që do t'i shtohet rrjetit të transmetimit dhe shpërndarjes me vënien në punë të TEC-it të ri të Vlorës, llogaritet në 98 MË. Ai përbën investimin më të madh publik si vepër energjetike, pasi prej 27 vitesh nuk është ndërtuar asnjë objekt i ri prodhues i energjisë. Ai po ndërtohet në zonën e Triportit, 6 km në veri-lindje të Portit të Vlorës në një shesh me sipërfaqe prej 14 ha.
18 Prill 2009