Grabitet dhe rrihet në mes të Tiranës tregtari

Dy persona janë arrestuar nën akuzën e grabitjes me dhunë të një biznesmeni. Alban Halimi, 26 vjec, dhe Gentian Drumo, 24 vjec, janë ndaluar nga policia e Tiranës, pasi kanë dhunuar pronarin e një dyqani celularësh. Ata i kanë marrë 260 euro. Ngjarja ka ndodhur në rrugën "4 Dëshmorët".
Policia e Tiranës tha se ka marrënjë denoncim nga një biznesmen, i cili pretendonte se ishte sulmuar teksa po shkonte te dyqani i tij. Sipas denoncimit, autorët e kanë rrahur duke i marrë të gjithë sasinë e të hollave që dispononte.
I dhunuari, para oficerëve të policisë, ka përshkruar ngjarjen, ndërsa ka përshkruar edhe personat që e kishin sulmuar. Pas denoncimit, policia ka shoqëruar dhjetëra persona, kontingjent policie të zonës, duke i marrë gjurmët e gishtave. Nga krahasimi ka rezultuar se autorët janë Alban Halimi dhe Gentian Drumo.