Internacionalja, Rama e Meta bashkë në Madrid
Nga Darina Tanushi
Edi Rama, Ilir Meta e Skënder Gjinushi janë të ftuar sot dhe nesër në forumin më të lartë të socialistëve dhe socialdemokratëve evropianë për të diskutuar rreth politikave t të majtëve në të gjithë Evropën
TIRANE-Të majtët shqiptarë do të jenë bashkë sot në Këshillin e Partisë Socialiste Evropiane, i cili mbahet në Madrid të Spanjës. Edi Rama, Ilir Meta e Skënder Gjinushi janë të ftuar sot dhe nesër në forumin më të lartë të socialistëve dhe socialdemokratëve evropianë për të diskutuar rreth situatës në rajon dhe në përgjithësi, për politikat e të majtëve në të gjithë Evropën. Tre liderët e partive të majta, PS-së, LSI-së dhe PSD-së shkojnë në këtë aktivitet të ndarë, dhe jo si një e majtë e bashkuar. Nuk dihet nëse prania mes rreth 240 delegatësh të majtë nga e gjithë Evropa do të ndikojë që mes kreut të PS-së dhe atij të LSI-së, Rama e Meta të ketë ndonjë shkëmbim duarsh apo batutë, pas asaj që ndodhi me miratimin e Kodit Zgjedhor. Kryetari socialist, Rama është nisur dje së bashku me sekretarin organizativ, Blendi Klosi nga Greqia, ndërsa Meta është nisur nga Tirana, ashtu siç ka bërë edhe kreu i PSD-së, Gjinushi. Meta nga ana e tij ka parashikuar të mbajë edhe një fjalim. Aty ai do të flasë për zhvillimet e fundit në Ballkan, por fjala e tij mësohet se do të orientohet edhe në zhvillimet në Shqipëri dhe zgjedhjet e pritshme vitin që vjen. Në këtë pikë janë të dukshme kontradiktat mes tij dhe Ramës. Meta ka bërë të qartë se do të informojë të gjithë faktorin ndërkombëtar për mundësinë e manipulimit të zgjedhjeve të ardhshme nga dy partitë kryesore në vend, njëra prej të cilave sipas tij, është edhe PS-ja e drejtuar nga Rama. Ndërkohë, nuk dihet nëse krerët e PSE-së do të luajnë ndonjë rol "pajtues" mes krerëve të majtë, në dy ditët e qëndrimit në mbledhjen e Këshillit të PSE-së. Presidenti Poul Nyrup Rasmussen dhe sekretari i Përgjithshëm i PSE-së, Philip Cordery janë kontaktuar herë pas here nga kreu i LSI-së, madje edhe së fundi, gjatë një takimi në Bruksel me Cordery, Meta i ka shpalosur atij të gjitha shqetësimet për reformën zgjedhore. Kështu që krerët e PSE-së, ku partitë e majta shpresojnë të jenë një zë anëtar, janë të njohur më së miri me marrëdhëniet mes të majtëve shqiptarë. Përçarja mes PS-së dhe LSI-së nisi më shumë pas zgjedhjeve vendore të 2007. Nga ana e PS-së thuhet se Meta pretendon të marrë postin e Kryeministrit të vendit, në rast se e majta fiton zgjedhjet, ndërsa vetë Meta shpjegon se ndarja në fakt është më parimore dhe jo për një karrige. Megjithatë, e nisur nga disa shkëmbime deklaratash në media, tashmë grindja kaloi në akuza të rënda publike nga ana e Metës dhe e LSI-së, për marrëveshje me Sali Berishën apo për pazare në kurriz të qytetarëve shqiptarë. Ndaj edhe vështirë të parashikohet ndonjë qetësim pas vizitës në Madrid.
(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)