Berat, pallatet e ndërtuar përgjysëm rrezikojnë shembjen
Pallatet e ndërtuar përgjysëm të harruar në vite, sot janë bërë një rrezik serioz për banorët e lagjes ”Çlirimi” në Berat. Në mes të pallateve tashmë të amortizuar qëndron edhe një vinç që nga viti 1995, ku luajnë fëmijët duke vënë në rrezik jetën e tyre. Banorët shprehen se kanë kërkuar të merren masa, por situata shfaqet e njëjtë që nga viti 1997
BERAT- Nisën të ndërtoheshin në vitet 1990, por trazirat e vitit 1997 bënë që të ngeleshin në mes, ndërkohë që tashmë janë kthyer në rrezik evident për jetën e banorëve që kanë pallatet e tyre aty pranë. Janë dy pallate të papërfunduar që tashmë konsiderohen si objekte të rrezikshme për banorët e Lagjes “Çlirim” në qytetin e Beratit. Por më rrezik shfaq vinçi i cili ka mbetur në mes të dy pallateve duke u shndërruar në një lojë të rrezikshme për fëmijët dhe në një makth për banorët që e shohin si rrezikun e jetës së tyre
Muret e këtyre pallateve dhe vinçi i tyre vazhdojnë të qëndrojnë në këmbë që prej vitit 1995 kur disa investitorë beratas nisën ndërtimin e tyre, por u larguan pa i përfunduar në vitin 1997. Ndërtimet shfaqin pasiguri ndaj dukurive të natyrës, ndërsa kanë vite që kanë shfaqur shenja amortizimi. Për këtë problem banorët thonë se janë drejtuar disa herë pranë Bashkisë. Burime pranë këtij institucioni bëjnë me dije se pallatet janë të regjistruara si objekte të rrezikshme pranë Policisë ndërtimore, por në realitet nuk është ofruar asnjë zgjidhje. (a.r/news24/valkanweb)