E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sot, protestë për çmimin e naftës

Zyra për Mbrojtjen e Qytetarëve shpreh shqetësimin se Shqipëria është vendi ku paguhet më shtrenjtë për karburantin. Për këtë arsye, ata ftojnë sot shqiptarët të organizojnë një protestë të fuqishme.

Cmimet e karburanteve në vendin tonë kanë mbetur të palëvizshme, pavarësisht zbritjes së tyre në tregun ndërkombëtar. ZMQ shprehu shqetësimin për këtë fenomen që godet xhepat e shqiptarëve. Ajo kërkon nga konsumatorët shqiptarë që të shprehin pakënaqësinë nëpërmjet një proteste që mbahet sot.

Zyra fton të gjithë drejtuesit e automjeteve të solidarizohen me këtë grevë kombëtare, duke kërkuar që të hënën për 24 orë ata të qëndrojnë larg pikave të karburanteve si mjeti i parë i protestës ndaj karteleve të fundit në Evropë.

Zyra për Mbrojtjen e Qytetarëve për një afat kohor vëzhgoi situatën në terren dhe vërejti se situata që paraqitet në treg, me çmimet e naftës dhe nënproduktet e saj, është skandaloze dhe po kontrollohet tërësisht nga kartelet që sot operojnë në këtë treg. Po kështu, u vu re se organet shtetërore vazhdojnë të mungojnë në përmbushjen e detyrës së tyre thelbësore, atë të rregullatorit dhe të arbitrit, në mbrojtje të interesave të konsumatorëve.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›