E Diel, 1 Nëntor 2026

Grabitet dyqani pronarja: Kishim 10 milionë lekë mall

Gramsh- I grabisin dyqanin, policia njofton pronarin. Ngjarja ka ndodhur në orët e vona pas mesnate në lagjen “Sporti” në qytetin e Gramshit. Persona ende të paidentifikuar nga policia kanë vjedhur me anë të thyerjes së derës kryesore dyqanin me artikuj të ndryshëm (lodra fëmijësh, perime, fruta, kozmetike)etj., në pronësi të shtetasit G. Kollcalli 48 vjeç me banim në këtë qytet. Në vendin e ngjarjes ka shkuar grupi hetimor i cili ka kryer veprimet paraprake, por pa mundur të identifikojë autorët. Sipas bashkëpronares Liljana Kollcalli vlera e mallit të vjedhur shkon rreth 100 milionë lekë të vjetra. “E mbylla si gjithnjë dyqanin në orën nëntë të mbrëmjes. Në mëngjes, rreth orës pesë pa pak minuta, më vjen polici te dera i cili më thotë se mos e kisha harruar të hapur derën e dyqanit. Por bashkë me policinë pastaj kuptuam se hajdutët kishin shpartalluar derën dhe më pas kishin vjedhur mallra me vlerë që kishim aty brenda”. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve, ndaj të cilëve është ngritur akuza e vjedhjes.

Pronarja

Sipas pronares së dyqanit, Liljana Kollçaku, “hajdutët duhet ta kenë studiuar më parë grabitjen, pasi ata kanë arritur të hapin bravat dhe të hyjnë brenda pa bërë zhurmë. Aty kanë mbledhur të gjitha bizhuteritë e florinjta. Mendoj se nuk ka qenë një person i vetëm. Gjithçka ka qenë e miroganizuar dhe është kryer pa bërë zhurmë, gjë që tregon se ata janë profesionistë të vërtetë. Objektivi i hajdutëve ka qenë gjithçka e florinjtë dhe me vlerë, si varëse, byzylykë, unaza, orë të lara me flori, kuti bizhuterish etj. Pesha totale e stolive arrin deri në 2 kg”. Sipas të dhënave, ekspertët janë përpjekur të fiksojnë gjurmët e gishtërinjve dhe prova të tjera materiale për të rënë në gjurmë të hajdutëve , por duket mjaft e vështirë pasi, siç duket, ashtu si edhe në vjedhjet e disa argjendarive të tjera në Elbasan e Gramsh, grupi është i specializuar për grabitje të tilla. “Kërkoj nga policia që të identifikojë dhe kapë autorët, pasi më janë vjedhur 100 milionë lekë mall dhe kjo ishte e gjithë puna jonë e këtyre viteve. Tani jemi të falimentuar, pasi kemi edhe kredinë për të shlyer”. Por deri më tani policia nuk ka asnjë pistë dyshimi, çfarë e vështirëson gjetjen e arit të vjedhur në Gramsh

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›