E Shtunë, 31 Tetor 2026

Per reformimin e sherbimit permbarimor

Ne kuadrin e reformave te thella qe po merren ne fushen e drejtesise projektligji “Per sherbimin permbarimor gjyqesor privat” eshte nga me te rendesishmit, pasi te gjithe jemi te ndergjegjshem per faktin qe nje nga pikat me te dobeta dhe me te pareformuara ne sistemin e drejtesise ka qene dhe eshte sherbimi permbarimor. Pa u reformuar edhe ky sherbim, nuk mund te pretendohet se reformat ne drejtesi do te jene te sukseshme. Nuk mund te kete nje gjyqesor funksional, cilesor dhe te besueshem po nuk funksionoi sherbimi permbarimor, nese do te lejojme qe vendimet qe merren, te mos ekzekutohen. I gjithe sistemi i drejtesise behet i pabesueshem. Qytetari ose subjekti eshte perballur me gjyqesorin per disa vite dhe ne fund perfundon me nje vendim gjyqesor, shkon ta ekzekutoje ne permbarim, por gjen nje mur tjeter te pakalueshem, mungesen e perkushtimit, pa aftesine, pa perjashtuar aferat korruptive.

Projektligji qe eshte paraqitur per shqyrtim nga qeveria mendoj se i jep nje zgjidhje ne kohen e duhur ketij problemi qe ka ngelur pa u zgjidhur ne sistemin e derjtesis.

Me kete projektligj futet per here te pare nje koncept i ri ne kete sherbim – “sherbim permbarimor privat” qe merr persiper pergjegjesine e ekzekutimit te vendimeve gjyqesore, qe do te thote si kreditori dhe debitori do te perballen me nje sherbim privat te besueshem, pasi askush nuk do ta detyroje qyetarin ose subjektin te shkoje te ky apo ai permbarues. Por edhe permbaruesi privat merr persiper pergjegjesi te drejteperdrejta si ndaj ligjit, ashtu dhe ndaj kreditorit dhe debitorit. Ne marredhenjet me kreditorin ndodhet ne pozicionin bisnes taksapagues si gjithe te tjeret qe operojne ne nje treg te caktuar, ku eshte objet dhe subjekt kerkese-oferta, nese nuk realizon te ardhura eshte i detyruar qe te falimentoje? Barazohet me subjektet e tjera publike qe operojne ne fushen e drejtesise noterise dhe avokatise.

Koncepti i lejimit njekohesisht si aktivitet privat dhe shteteror sjell si pasoje qe kreditori (qytetari ose subjekti) ka te drejten e zgjedhjes sipas bindjes se tij pa asnje kufizim te kerkoje ekzekutimin nga nje permbarues privat ose shteteror ashtu si dhe nje permbarues privat eshte i lire qe të pranoje ose jo nje ceshtje per ta ekzekutuar. Pergjegjesia fillon ne momentin qe lidhet kontrata - midis permbaruesit dhe kreditorit - dhe perfundon ne momentin qe titulli ekzekutiv eshte ekzekutuar. Ne kete projektligj pozicioni i kreditorit ne raport me permbaruesin ndryshon. Kreditori ne kete ligj e disiplinon te drejten e tij me kontrate qe ka fuqinë e ligjit si per te, ashtu dhe per permbaruesin, marredhenie keto teresisht te reja te papraktikuara me pare nga ky sherbim.

Bindja ime eshte se konceptet dhe praktikat qe do te sjelle miratimi i ketije ligji do kene mbeshtetje dhe do te mirepriten nga grupet e interesit, por edhe nga vete subjektet qe do te pranojne te marrin persiper kete sherbim. Kjo bindje vjen nga fakti qe proceset demokratike kane evoluar. Koncepti i nje zyre te vetme permbarimi shteterore eshte tejkaluar. Ky eshte nje sherbim qe duhet te funksionoje sipas te gjitha rregullave te lojes se treguit te lire. Kalimi i ketij sherbimi ne dy sisteme, privat dhe shtetror, do te sjelle detyrimisht ndryshime rrenjesore, si nga pikpamja organiztive, por edhe nga pikpamja fuksionale.

Nga pervoja pozitive qe kemi ne sherbimet e noterise dhe avokatise jam i sigurt qe sherbimi permbarimor privat ne raport me ate shteteror do te kete nje zhvillim pozitiv dhe do te marre menjehere perparesi dhe do jete me i kerkuari, kjo do te sjelle si pasoje qe edhe sherbimi permbarimor shteteror te perballet me kete realitet dhe nuk mund te ngelet jashte kesaj influence per t’u riformuar si nga pikepamja organiztative, ashtu edhe nga pikepamja profesionale. Por ajo qe eshte me e re rendesishme do te kufizojë ne maksimum korupsionin ne kete sherbim, pasi nese sot nje kreditori do t’i duhet me muaj e vite qe te vere ne zbatim nje vendim ne rruge permbarimore, pasi nuk ka pasur rruge dhe zgjidhje tjeter, me futjen e sherbimit privat nuk mund te jete me keshtu, pasi nuk i duhet me te prese t’ia caktojne te tjeret permbaruesin, por e zgjedh vete, po keshtu nga ana tjeter, ky ligj prodhon nje permbarues privat i cili do te luftoje te gjeje kliente dhe per te thithur sa me shume kliente, do t’i duhet qe te rrise cilesine e sherbimit, ashtu sic ndodh me sherbimin e noterise, avokatise. Do jete permbaruesi i interesuar qe te kete kontakte te mira dhe te kulturuara dhe profesionale me klientin, por ky ndryshim nuk mund ta perjashtoje sherbimin shteteror përmbarimor, i cili sipas ketij drafti, merr karakter kalimtar, do te funksionoje derisa sherbimi privat te shtrihet dhe fuksionoje dhe te mbuloje te gjitha fushat.

Ne kete ligj, nje ndryshim thelbesor do te kete ne marredheniet kreditor-debitor-sherbim përmbarimor. Ne radhe te pare, keto marredhenie jane transparente, pasi si kreditori dhe debitori ndodhen para nje sherbimi privat. Permbaruesi kundrejt nje pagese dhe kontrate eshte i detyruar te ekzekutoje nje vendim gjyqësor, qe do te thote: kreditori e ka zgjedhur vete përmbaruesin dhe nga ana tjeter, permbaruesi e ka pranuar vete te marre persiper kete sherbim dhe nga momenti i neshkrimit te kontrates eshte pergjegjes para kreditorit. Ne baze te ketij ligji kreditori nese konstaton te permbaruesi parregullesi, mungese besnikerie ose veprime korruptive, midis te drejtave te tjera per ta vene para pergjegjesise permbaruesin, ka te drejten qe ne menyre te njeanshme te zgjidhe kontraten dhe te vere ne levizje nje permbarues tjeter, pra nuk do t’i duhet te marre miratim nga dikush tjeter qe do te thote marredheniet kreditor-permbarues jane marerdhenie bashkepunimi, mirëkuptimi, por edhe ligjore. Po keshtu, edhe marerdheniet midis debitorit dhe permbaruesit jane te hapeta dhe te drejtpërdrejta. Debitori tani e ka te qarte qe perballe ka nje permbarues te besuar nga kreditori, qe do te thote: ka me pak hapesire qe te manovroje per t’i shpetuar shlyerjes se detyrimit. Gjithashtu, dispozitat e ketij ligji i japin hapesire ketij sherbimi privat per ekzekutimin e vendimit gjyqesor te perdore mjete detyruese ndaj kujtdo qe e pengon ne permbushjen e detyres se tij.

Ky projektligj pranon qe sherbimi permbarimor te jete me dy sisteme, privat dhe shtetëror. Eshte nje zgjidhje me se e drejte, pasi nese do te pranonim qe ky sherbim do te kalohej 100% privat, do te ishte nje veprim me pasoja sociale, por edhe sistemi i drejtesise per nje sere marredheniesh qe ka objekt shqyrtimi dhe zgjidhjeje do te vihet ne diskutim.

Nese hyn ne statistikat e ceshtjeve qe jane sot ne ndjekje nga sherbimi i permbarimit, numrin me te madh e zene ekzekutimet e vendimeve gjyqesore qe kane per objekt te drejta jetesore, si pensione ushqimore, prinderore, per banim etj. Per kete sherbim permabrimor legjislacioni ekzistues nuk parashikon tarifa pagese. Me hyrjen ne fuqi te ketij ligji sherbimi permbarimor privat do te jete me pagese ne baze te tarifave te sherbimit te normuara nga Ministria e Drejtesise dhe Financave. Kjo shtrese kreditoresh dhe debitoresh u perket shtresave shoqerore me mjete jetese minimale, qe nuk kane asnje mundesi te paguajne nje sherbim permbarimor privat. Detyrimisht ky sherbim do te perballohet nga sherbimi permbarimor shtetëror. Ky eshte nje obligim qe i ngelet Ministrise se Drejtesise drejtpersedrejti. Por gjendja do ndryshoje, pasi Ministrise se Drejtesise per ta mbajtur edhe kete sherbim ne te njejtin nivel me ate privat, do t’i duhet ta reformoje me reforma te thella kete sherbim si nga pikepamja organizative dhe profesionale. Fakti qe ne ligj nuk gjen asnje klauzole qe te beje dallimin ligjor midis atij privat dhe atij shteteror eshte kuptimplote.

Ne baze te ketij projektligji pozicioni i shtetit me perfaqesues ministrin e Drejtesise ndryshon dhe konceptohet ndryshe nga si funksionon aktualisht, duke u transformuar nga i detyruar ndaj qytetarit ose subjektit-kalon ne pozicionin e rregullatorit dhe garantuesit te realizimit te te drejtave te tyre. Ne baze te dispozitave te ketij darfi, shteti del mbikeqyres dhe garant per te dyja palet. Qytetarit i garanton sherbimin kundrejt nje tarife dhe permbaruesit i garanton mbeshtetjen ne punen e tij. Nepermjet dispozitave te ketij ligji, por edhe ligjeve te tjera organike te cilat kane ne thelb detyrimin e te gjitha institucioneve qe te vihen ne sherbim te permbaruesit duke perfshire edhe organet e rendit publike bejen sherbimin e permbarimor privat te motivuar dhe te lakmuar si biznes, qe do te thote qe do te terheqe ne kete sherbim juristet me profesioniste.

Nga ana tjeter, ne kete ligj vedoset nje raport i drejte midis shtetit dhe ketij sherbimi qe konsiston ne pavaresine qe i jepet ketij sherbimi nga ana e shtetit per t’u organizuar me statut dhe organe drejtuese te pavarura nga shteti, Ministria e Drejtesise ka mbajtur kompetencat:

a) Licensim te subjekteve qe deshirojne te behen operatore te ketij sherbimi privat, duke vendosur kritere per te perfituar licensen, nje praktike me se normale.

b) Kompetenca aktive ne respektimin e ligjit nga ky sherbim pas lincesimit dhe zhvillimit te ketij aktiviteti, kompetenca te cilat kane ne thelb mosnderhyrjen ne punen e përmbaruesit, por barazimin e tyre para ligjit, si qytetar, por edhe ne permbushje te funksioneve. Ne nenin 8 jane percaktuar papajtueshmerite, ne nenin 9 jane parashikuar konfliktet e interesave ne kete sherbim, ne nenin 33 jane parashikuar praktikat e ndaluara te permbaruesit dhe ne nenin 52 shkeljet disiplinore dhe masat disiplinore. Ministria e Drejtesise, ne keto raste merr pozicion aktiv, duke filluar nga masa organizative deri ne qendrime penalizuse me kufizim deri ne heqjen e licences dhe me ndeshkime disiplinore qe fillojne nga 30.000 leke deri ne 50,000 leke.

Te gjitha keto kompetenca qe ka ne kete ligj Ministria e Drejtesise nuk prekin asnje raport te aktivitetit privat te ketij shërbimi, pasi ne ligj eshte parashikuar qe raportet midis shtetit dhe ketij sherbimi te jene te drejtpërdrejta. Shteti brenda kompetencave qe ka, merr vendime. Subjekti privat ka te drejten te mbrohet vete drejtperdrejt dhe ne perfundim te vendose ta pranoje ose ta kundershtoje vendimin qe merret nga Ministria e Drejtesise ne gjykate.

Mendoj se ne parim ligji eshte zgjidhja me e mire qe mund t’i behet ketij shërbimi. Koha dhe praktika do te sjelle nevojen e ndryshimeve, qe eshte me se normale ne nje shoqeri si jona qe po kalon nga nje periudhe tranzicioni ne marredhenie te konsoliduara.

*Deputet i PD-së

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›