E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konispol, kapen 8.4 kg kanabis, në pranga poseduesi

Policia e Vlorës ka bërë të mundur sekuestrimin e 8.4 kg kanabis në Konispol ndërsa ka arrestuar edhe poseduesin e drogës. Burime nga policia bëjnë me dije se është arrestuar 36-vjeçari Admir Çakulli pasi në lokalin e marrë me qera prej tij është gjetur sasia e drogës.
 

Sipas policisë gjatë kontrollin e ushtruar në lokal është gjetur një thes me 8 pako cilindrike të mbështjella me natriban brenda të cilave kishte lëndë narkotike e ngjashme me atë të llojit "Cannabis Sativa" me një peshë të përgjithshme prej prej 8.4 kg.

Menjëherë policia ka bërë të mundur arrestimin e 36-vjeçarit ndërsa materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›