E Diel, 1 Nëntor 2026

Grabitet jahti luksoz francez, ekuipazhi në duart e piratëve

Një jaht luksoz francez
është kapur nga piratët
somalezë, duke
shqetësuar të gjithë
qeverinë dhe forcat e
mbrojtjes. Jahti është grabitur
dy ditë më parë me
të gjithë pasagjerët që
ndodheshin në bord. Deri
tani nuk ka pasur asnjë
kontakt me grabitësit,
ndërkohë që zyrtarët
francezë kanë deklaruar
se ata nuk do të donin që
të përdornin forcën në një
rast të tillë. Kryeministri i
Francës, Fransua Filon,
tha se prioriteti i Parisit
është që të mbrohen dhe
të shpëtohen jetët e
njerëzve që ndodhen në
jaht. Për sa i përket piratëve
somalezë, ata konsiderohen
si ndër më të
rrezikshmit e ujërave.
Vetëm në vitin 2007, 25
anije u grabitën nga piratët
e atyre zonave. Sipas
Kryeministrit, të gjitha
kanalet e diskutimeve
janë të hapura në mënyrë
që të shmanget përdorimi
i forcës. Ministri i
Brendshëm, Herve Morin,
tha se nuk kishte qenë
në kontakt as me anëtarët
e ekuipazhit dhe as me
piratët. Ndërkohë në
kërkim të jahtit janë dërguar
trupa detare të ushtrisë
dhe helikopterë. Jahti
me emrin "Ponant", 850
tonësh, me tri vela të
mëdha, po lundronte në
Mesdhe dhe po kthehej
nga Sejshelet kur u kap.
Sipas informacioneve nuk
ka asnjë mundësi që
anëtarët e ekuipazhit të
jenë dëmtuar. Pronarët e
jahtit janë shefat e një grupi
lundrimi. Në bordin e
mjetit lundrues ndodheshin
qytetarë francezë dhe
ukrainas. E gjithë zona ku
është kapur jahti është
vënë nën kontroll të rreptë.
Franca ka trupa ushtarake
në afërsi të Xhibutit dhe
merr pjesë gjithashtu edhe
në një forcë detare ndërkombëtare
që patrullon në
disa zona të Oqeanit Indian.
Jahti i grabitur mund të
mbajë në bord 64
pasagjerë dhe është një
mjet lundrues shumë luksoz
dhe i shtrenjtë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›